• |
ide | kryesore

PSG me sytë te Mbappe: ‘Muri i verdhë’ i Dortmund arma plus e Borussia në gjysmëfinalen e Champions

F1, Sport
PSG



Pas përplasën brirët gjatë fazës së grupeve të Champions League, Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain rinovojnë njohjet për ndeshjen e parë të një përballje joshëse gjysmëfinale në Westfalenstadion sonte mbrëma. Të dyja skuadrat erdhën nga prapa në ndeshjet e tyre çerekfinale kundër kundërshtarëve spanjollë, për të prerë biletën e tyre për në katër të fundit, me BVB që kaloi Atletico Madrid dhe PSG që eliminoi Barcelonën.

BORUSSIA DORTMUND

Borussia Dortmund do të jetë pa dyshen Ramy Bensebaini (gju) dhe Julien Duranville (muskuj) për shkak të lëndimit. Sidoqoftë, lajmet e mira për Terzic nuk mungojnë me Mats Hummels (këmbë), Donyell Malen (kofshë), Sebastien Haller (kavilje) dhe Marcel Sabitzer (i sëmurë) që janë stërvitur këtë javë dhe mund të jetë të gatshëm për të zbritur në fushë nga fillimi.

Emre Can dhe Ian Maatsen ishin të pezulluar në kampionat fundjavën e kaluar, por ata të dy janë në dispozicion për formacionin kundër PSG. Ndërsa Maatsen është në linjë për t’u rikthyer si mbrojtës i majtë, Can mund të zëvendësojë Salih Ozcan ose Felix Nmecha në qendër të mesfushës.

Niclas Fullkrug, golashënuesi më i mirë me 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, është vendosur të kryesojë ofensivën dhe do të kërkojë të gjejë rrjetën në ndeshjen e tij të tretë radhazi në shtëpi. Sancho dhe Karim Adeyemi priten të ofrojnë mbështetjen në krahë për qendërsulmuesin gjerman.

PSG

Sa i përket Paris Saint-Germain, ata ende duhet të përballen në Gjermani pa Presnel Kimpembe (tendina e Akilit), Layvin Kurzaëa (shpinë) dhe Sergio Rico (kokë), që vazhdojnë të rikuperohen nga dëmtimi.

Enrique zgjodhi të mbajë pushim Gianluigi Donnarumma, Nuno Mendes, Lucas Hernandez dhe Fabian Ruiz fundjavën e kaluar. Por lojtarët janë të gjithë gati për të qenë titullar në Dortmund, me portierin që duhet të jetë në mbrojtje të portës, duke kthyer Keylor Navas në pankinë.

Lexo më tejLuis Enrique fyen gazetarët: “PSG favorit? Shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli”

Mbappe është gjithashtu gati për të zbritur në fushë me PSG, pasi ishte zëvendësues në ndeshjen e fundit në kampionat. Sulmuesi ka shënuar tetë nga 43 golat e tij këtë sezon në Champions League. Në ndihmë të Mbappe, në sulm do të jenë Dembele dhe Bradley Barcola.

FORMACIONET E MUNDSHME

Borussia Dortmund:
Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug

Paris Saint-Germain:
Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Danilo, Hernandez; Vitinha, Zaire-Emery; Dembele, Asensio, Barcola; Mbappe



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *