• |
ide | kryesore

Gazetarët shtiren si sheikë sauditë, i ofrojnë 30 milionë euro 50 futbollistëve: vetëm 5 refuzojnë

Sport
gazetarët


Gazetarët investigativë jo rralë herë bëjnë shaka të hidhura për futbollistët, sidomos kur bëhet fjalë për para. Dikur e bënë anglezët me ish-teknikun e City Roberto Mancini dhe ish-teknikun e kombëtares Sven Goran Eriksson, në kohën kur sheikët dyndën në Premier League. Tani ishte radha e gazetarëve të emisionit Le Iene që u argëtuan duke u shtirur si sauditë. Gazetarët telefonuan rreth pesëdhjetë lojtarë të Serie A, duke iu ofruar një shumë prej rreth 30 milionë euro në sezon.

LE IENE SHTIREN SI SAUDITË E OFROJNË 30 MILIONË

Në episodin e fundit të Le Iene, drejtuesit e programit të njohur u argëtuan duke u shtirur si sauditë dhe duke telefonuar rreth pesëdhjetë lojtarë të Serie A për t’u ofruar një pagë prej 30 milionë eurosh për të shkuar të luajnë në Arabi. Viktimat e kësaj shakaje ishin pesëdhjetë futbollistë dhe një përqindje e mirë (88%) prej tyre, pranuan. Por nuk munguan edhe refuzimet e rëndësishme, veçanërisht nga lojtarët ende aktivë dhe të rëndësishëm në Serie A si Lorenzo Pellegrini, Zaccagni, Perin dhe Simeone.

Të katër lojtarët u përgjigjën jo. Kapiteni i Romës tha: “Nuk jam i interesuar, jam i lumtur në Romë dhe jam i lumtur që luaj për ekipin e qytetit tim. 30 milionë në vit paga? Ky aspekt nuk më intereson.” Zaccagni dhe Perin gjithashtu nuk u tunduan nga paratë, e as Giovanni Simeone, i cili gjithashtu theksoi se ai tani thjesht dëshiron të ketë një karrierë të mirë në Evropë. Edhe Bernardeschi, tani te Toronto, tha jo.

Lexo më tej: De Giuseppe gazetari i Le Iene zbulon arbitrin e maskuar që denoncoi trukimin me VAR: “Është roman”

Por, ndërkohë, erdhi gatishmëria nga lojtarë si Bonaventura, Sensi, Balotelli dhe Jorginho. Vetëm 4 nga të kontaktuarit ranë dakord që audioja e tyre të bëhej publike. Mesfushori i Fiorentinës tha: “Kontrata ime skadon pas një viti, ndoshta ndërroj ekip dhe shkoj në Arabi”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *