• |
ide | kryesore

Video/ Fluminense shkatërrohet në finale, City në majën e botës: titulli i pestë për Guardiolën në 2023-in

F1, Sport, Video
Fluminense



Manchester City është kampion bote! Skuadra e Guardiolës mposhti brazilianët e Fluminense në finalen e Kupës së Botës për Klube me rezultatin 4-0. Julian Alvarez zhbllokoi ndeshjen pas 40 sekondash me një shtytje me gjoks, pas shtyllës së goditur nga Aké. Autogoli i Nino në minutën e 29′, i shkaktuar nga një krosim i Foden rrëzoi moralisht brazilianët. Anglezi, më pas, mbylli përfundimisht rezultatin në minutën e 72′ me asistin e Alvarez. Argjentinasi vulosi rezultatin në fund me një diagonale në minutën e 88′, që kompletoi pokerin.

NDESHJA QË NUK PATI NDESHJE

Dyzet sekonda lojë i mjaftuan Manchester City për të kaluar në avantazh. Marcelo ktheu keq një top drejt qendrës së fushës, Aké përfitoi dhe goditi shtyllën dhe topin e rikthyer Julian Alvarez e shtyu në rrjete me gjoks. Brazilianët goditen në moral, edhe pse tentuan të reagojnë. Presioni i lojtarëve të Guardiolës vazhdoi t’u krijonte vështirësi dhe në minutën e 27′ erdhi goli i dytë. Foden mori një pasim në thellësi dhe e ktheu në qendër. Ndërhyrja e dëshpëruar e Nino e dërgoi topin pas shpinës së portieri Fabio. Kampionët e Amerikës së Jugut iu afruan 2-1 në zhvillimet e një goditje këndi, por Ederson ishte gati duke evituar rrezikun.

Në fillim të pjesës së dytë, goditja e Grealish u bllokua sërish nga portieri, por pastaj Bernardo Silva gaboi në mënyrë sensacionale goditjen me kokë nga fare pranë. 3-0 sidoqoftë erdhi në minutën e 72′, me një kombinim në mesfushë që nxorri të lirë Foden, që shtoi emrin në listën e shënuesve. Në fund Alvarez vulosi pokerin në minutën e 88′. Një diagonale brilante e argjentinasit me të djathtën. Fitorja e parë në finalen e parë të luajtur në këtë kompeticion për Citizens, që festojnë mbi të gjitha falë klasit të sulmuesit të tyre 23 vjeçar, që bëri të mos ndihet mungesa e Haaland.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *