• |
ide | kryesore

“Je e shëndoshë”: e bullizuan për pamjen fizike, e fejuara e Declan Rice fshin të gjitha fotot nga Instagram

Sport
Rice



Lauren Fryer, e dashura prej 8 vitesh e Declan Rice, ka vendosur të fshijë të gjitha fotot e saj nga Instagrami pasi u ngacmua për shkak të pamjes së saj fizike. “Ti je shëndoshë”, “Mund të kishte zgjedhur më mirë” janë disa nga komentet jo aq të buta që nisën të qarkullonin dhjetorin e kaluar dhe që e çuan vajzën në vendimin drastik. Edhe mesfushori i Arsenal ka fshirë fotot e çiftit nga llogaria e tij. “Faji” i Lauren është vetëm ai i të qenit një vajzë normale, larg standardeve të bukurisë së modeleve dhe influencuesve që shpesh shoqërojnë futbollistët e famshëm.

Rice dhe Fryer njihen që në shkollë dhe janë bashkë prej tetë vjetësh. Çifti ka një jetë private të rezervuar dhe një djalë të quajtur Jude, i lindur në vitin 2022. Në rrjetet e tyre sociale herë pas here shfaqeshin imazhe normale të jetës familjare, në restorant apo pushime.

Lexo më tejVideo/ E bujshme në Emirates, Arsenal shpartallon Chelsea 5-0 në derbi: Arteta i pari në Premier League

Megjithatë, për fat të keq, siç raporton tabloidi The Sun, ofendimet dhe komentet vulgare që nisën në dhjetor janë bërë gradualisht gjithnjë e më të padurueshme. Deri sa Fryer mori vendimin drastik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *