• |
ide | kryesore

Champions, Bayern-Real hap programin e gjysmëfinaleve: ja datat e oraret

F1, Sport
Champions



Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League janë përcaktuar tashmë zyrtarisht. E bashkë me emrat e dalë prej betejave të çerekfinaleve të kthimit, është i ditur edhe rrugëtimi që ishte përvijuar në shortin e hedhur në Nyon, përpara ndeshjeve të 1.4 të turnout. Nis gjithcka të martën e 30 prillit me Bayern Munich-Real Madrid. Në 1 maj, pastaj, Borussia Dortmund-Psg, ndërsa një javë më pas do të luhen ndeshjet e kthimit.

Me emocionet e çerekfinaleve ende në zemër dhe imazhet ende para syve të tifozëve, UEFA ka shpallur datat dhe oraret e gjysmëfinaleve të Champions League. Për ndeshjet e vajtjes nis gjithçka me supersfidën Bayern Munich-Real Madrid. Ndeshja do të luhet të martën më 30 prill në orën 21:00. Ndërsa Borussia Dortmund-PSG është planifikuar për të mërkurën e 1 majit në orën 21:00.

Lexo më tej: Video/ Arsenal ‘përgjumet’, Kimmich i ndëshkon: Bayern Munich fluturon në gjysmëfinale të Champions

Një javë më pas janë planifikuar ndeshjet e kthimit: PSG-Borussia Dortmund të martën më 7 maj në orën 21:00 dhe Real Madrid-Bayern Munich të mërkurën, 8 maj, në orën 21:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *