• |
ide | kryesore

Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat

Lajme, Të fundit
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj



Këtë të mërkurë, në 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve mësuesit kanë dalë në protestë. Me pankartën “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, arsimtarët marshuan në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Ata protestojnë për pakënaqësitë e mësuesve ndërsa njëzëri kërkojnë dyfishim të pagave. Arsimtarët thonë se ky profesion nuk po zgjidhet më nga maturantët dhe degët e mësuesisë janë në rrezik.

“Duhet dyfishim i pagave që profesioni i mësuesit të bëhet profesion i kërkuar nga maturantët. Në degët e mësuesisë, në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë është një numër i vogël i studentëve që është i pamjaftueshëm për të zëvendësuar mësuesit që dalin në pension. E ardhmja e mësimdhënësve lë shumë për të dëshiruar”, tha një përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Arsimit.



6 Comments

    1. Jamë dakortë që duhët të kët rritje rrogashë se pse jeta në Shqiprie ështe shumë e shtrejte. Por shumica dermuse e mesusve sot në Shqiprie nukë janë të ditur dhe edukumë per vetën e tyrë dhe më të japin ditur të tjerve. Shumica e tyrë janë pijanecë, militan partishë, dhe njerzë të dhunshëm primitive si shumica dermuse e shoqrise, me një fjalë Jeni njerze kotë edhe ju.

  1. Mese e vertete eshte.

    Por drogaxhiu eshte edhe nje mandat per fat te keq.

    Duhet te bllokoni mesimdhenien qe ai te kuptoje.

  2. Pak eshte! Ta trefishoni sikurse duhen trefishuar paret nga mesimet private, “gjobat” per nota te mira etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *