• |
ide | kryesore

Efektet anësore/ Gjermania ndalon Astra Zeneca nën moshën 60 vjeç

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Gjermania po e bllokon përdorimin rutinë të përdorimit të vaksinës Astra-Zeneca për personat nën 60 vjeç për shkak të rrezikut nga mpiksja e gjakut. Agjensia e barnave në Gjermani gjeti 31 raste të mpiksjes së gjakut mes 2.7 milion njerëz që e kanë marrë vaksinën në Gjermani.


Më herët, edhe Kanadaja ka pezulluar përdorimin e Astra Zeneca tek personat nën 55 vjeç.


Kompania Astra Zeneca tha se agjensitë rregullatore ndërkombëtare i kishin njohur pwrfitimet e dozave, që shkonin përtej rreziqeve nga efektet anwsore. Kompania tha se po vazhdonte të analizonte të dhënat për të kuptuar “nëse këto mpiksje të rralla gjaku kishin lidhje me vaksinat”

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet gjermane për t’iu dhënë përgjigje çdo pyetje që ata mund të kenë” shtoi kompania. Agjensitë e barnave në Europë dhe në Britaninë e Madhe e kanë mbështetur aplikimin e vaksinës, pas disa masave që u morën nga disa vende europiane nw fillim tw këtij muaj.

Agjensia Europiane e Barnave (EMA) dhe Agjensia Rregullatore e Barnave dhe Shëndetit në Britaninë e Madhe theksoi se përfitimet e Astra Zeneca i tejkalojnë rreziqet nga efektet anësore.
Produktet e Astra Zeneca janë ndër vaksinat më të përdorurat kundër koronavirusit në Perëndim dhe pritet që të furnizojë në masë vendet ,ë tw varfra.

Të martën, kryeministri i Italisë, Mario Draghi dhe bashkëshortja e tij, të dy nga 73 vjeç, i morën dozat e Astra Zeneca në shenjë besimi për vaksinën.

Nëse e shpërndan vaksinën për miliona njerëz, me siguri që disa raste prej tyre do të zëmuren, madje do të vdesin pasi e kanë marrë atë, thonw specialistwt. Por kjo nuk do të thotë që vaksina ka shkaktuar problem- kjo mund të ketë ndodhur pwr shkaqe natyrale. Ajo që duhet të gjejnë autoritetet është nëse shkak është vaksina apo është një koinçidencë.

Kjo bëhet duke monitoruar efektet anësore pas vaksinimit për të kuptuar nëse janë mbi normalen. Lloji i mpiksjes së gjakut që është konstatuar është shumë e rrallë, ndaj është e vështirë për të kuptuar sa raste të tilla pritet të ndodhin nga vaksinimi.

Në 12 Mars, në Shqipëri mbwrritwn 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se me këto vaksina “do të nisë nëpër shkolla vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve”. Deri mw tani nw Shqipwri nuk wshtw raportuar asnjw rast i efekteve anwsore nga vaksinat, megjithwse duket se shifrat e aplikimit nw Shqipwri janw shumw tw vogla krahasur me vendet e tjera.

Ende nuk ka prova se vaksina Astra Zeneca shton shanset për këto mpiksje gjaku. Por edhe nëse kjo provohet, mbetet për t’u llogaritur nëse Covid përbën një rrezik më të madh se efektet anësore të vaksinës. Franca tashmë e ka limituar përdorimin e Astra Zeneca duke e ndaluar për ata nën 55 vjeç. Në Britaninë e Madhe janë regjistruar 5 raste të mpiksjes së gjakut mes 11 milion njerëzve që e kanë marrë këto doza.©Lapsi.al

6 Comments

  1. Kur ta shihni live pidhin e Anetës më botën tjetër atëherë do kuptoni se çfarë ju bën vaksina vrasëse!
    Të jesh mirë e bukur dhe të bësh llotari me kokën tënde !

  2. E vetmja vaksine efektive kunder koronavirusit eshte te kerkojme meshiren e Zotit.Kush eshte i caktuar per te vdekur do vdese nuk ka shkence qe e shpeton por te moshuarit po mbajne radhen si qengjat per ne thertore bile duke shtyre njeri tjetrin per tu therur te paret, preferojne me mire te vdesin nga dora e njeriut sesa nga dora e Zotit.Sa te pamend jane.

  3. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar,
    ekspertët dhe shkencëtarët dalin çdo ditë nëpër televizone dhe na sigurojnë që kjo është thjesht një luftë tregtare mes kompanive farmaceutike amerikane vs europiane dhe ndaj interesave gjeopolitike kundër Rusisë dhe Kinës që të mos përdoren vaksinat e tyre.

  4. Nuk eshte zgjidhja me pak budallenj se shumica jane te tille.. Kemi hallin ton…me te thatin digjet i njomi…Po Zoti na rujt nga injoranca dhe budallalleku i te ligut se deri me sot nuk kam njoft ndonje injorant te mire.

  5. Ashtu siç është raportuar herë pas here në media, skuadra anonime “Byrektorja” është një nga më aktivet në “selinë blu” e cila ka për detyrë denigrimin me komente negative në rrjetet sociale të figurave që nuk janë dakord me qëndrimet e kryedemokratit Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu