• |
ide | kryesore

Atentati pranë shkollës në Lezhë, nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin

Lajme, Të fundit



Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare në Rrile të Lezhës kanë bojkotuar mësimin, pas shokut që kanë pësuar nga atentati me armë që iu bë shtetasit Agron Puka. Ai u qëllua me breshëri arme pak metra larg shkollës, duke shkaktuar një gjendje paniku te nxënësit dhe mësuesit, të cilët kanë vendosur që sot të mos zhvillohet mësimi.

Në ambientet e jashtme të shkollës, u grumbulluan një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve, ndërkohë që fatmirësisht nga atentati nuk pati persona të tjerë të lënduar.

Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka. Ky i fundit sapo kishte lënë fëmijët në shkollë dhe po lëvizte me makinën e tij tij Audi. Autorët dyshohet se kanë qenë 4, të maskuar, 3 prej të cilëve kanë dalë jashtë makinës dhe kanë qëlluar. Puka mori një plumb në shpatull, dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *