• |
ide | kryesore

Basha: Rama inskenoi telefonatën me ministren për të kërcënuar mësuesit dhe infermierët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha i quan inskenime politike bisedat që kryeministri Edi Rama bën me drejtuesit e qarqeve, ndërsa është duke udhëtuar me makinë.

I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Basha u shpreh se Rama në subkoshiencën e tij mbetet ‘babloku i Dibrës’, pasi sipas tij, kryeministri ka thënë që infermierët dhe mësuesit o të votojnë për PS ose të hiqen nga puna.

Basha i ka kërkuar të gjithë mësuesve dhe infermierëve që ta injorojnë Ramën dhe deklaratën e tij, pasi në 25 prill vota e tyre do të ndëshkojë Kryeministrin dhe jo e kundërta.

“Është bërë kaq qesharak dhe ka filluar dhe inskenon biseda me drejtuesit që ka në qarqe. Ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për PS ose të hiqen nga puna. Në subkoshiencën e tij ai mbetet ‘babloku i Dibrës’. Por në këtë rast nuk i funksionon më.

Dua t’i shoh në sy të gjithë ata mësues e infermierë dhe t’ju them që ju që punoni në kushte të vështira nuk keni pse të frikësoheni. Ndryshimi do të jetë pozitiv për ju dhe ky që ju dërgon mesazhe mos votoni ndryshimin se do ta pësoni është ai që do ta pësojë nga vota juaj” – tha Basha.

Ai iu referua një telefonate të inskenuar të Ramës me ministren Milva Ekonomi (LEXO KETU) ku kreu i qeverisë shprehet: “Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur”. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2021/04/06/estrada-e-rilindjes-nga-makina-e-rames-milva-ekonomi-i-flet-per-suksese-te-rinjte-jane-entuziaste-qe-jane-punesuar-me-meritokraci-nga-portalet-tona-video/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *