• |
ide | kryesore

Kthesë e bujshme në çështjen Maradona: një ekspert rrezikon të përmbysë situatën

Sport
Maradona



Ka një kthesë të mundshme të bujshme në rastin që përfshin vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona. Nga raporti i një eksperti mjekësor, i cili përpiloi një ekspertizë me kërkesë të njërit prej të akuzuarve (neurokirurgut Leopoldo Luque), dalin disa dyshime për përgjegjësitë reale të tetë punonjësve shëndetësorë që përfunduan në gjyq në Argjentinë dhe që rrezikojnë një dënim me burg nga 8 deri në 25 vjet.

Eksperti mjeko-ligjor Pablo Ferrari thuhet se arriti në përfundimin se rrahjet e shpejta dhe të çrregullta të zemrës së argjentinasit Maradona ishin me origjinë natyrore ose si rezultat i një faktori të jashtëm, ndoshta një drogë me të cilën ish-kampioni kishte abuzuar në të kaluarën. Rezultate që kundërshtojnë ato të paraqitura nga një komision mjekësor prej 20 anëtarësh i ngarkuar me hetimin e vdekjes së Pibe de Oro. Pikërisht ai hetim drejtoi gishtin te ekipi që e ndoqi Diego Maradona në javët e fundit të jetës së tij. Tetë persona ndaj të cilëve gjyqi do të nisë zyrtarisht më 4 qershor.

Lexo më tejNë Argjentinë hapet proçesi mbi vdekjen e legjendës Maradona: “Duam të mësojmë të vërtetën”

“Është një pikë kthese radikale në këtë çështje”, tha për mediat lokale Vadim Michanchuk, avokati mbrojtës i psikiatres së Diegos, Agustina Cosachov. Zyra e prokurorisë, megjithatë, kritikoi raportin e Ferrari, të hartuar në vetëm 72 orë. Madje ata e akuzuan ekspertin se kishte anashkaluar katër vjet prova në favor të “një pjesë minimale të provave të paraqitura nga mbrojtja”. “Nuk ka asnjë kthesë në këtë rast”, thanë hetuesit për këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *