• |
ide | kryesore

Ferrari i Hysaj merr flakë me mbrojtësin e Lazios brenda: në makinë ishin edhe dy të tjerë

Sport
Hysaj



Frikë e madhe për Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Lazios dhe dy persona të tjerë (përfshirë vjehrrin e tij) u desh të dilnin me shpejtësi nga Ferrari i shkodranit që përfshi nga flakët në Grande Raccordo Anulare në Romë, për fat të mirë pa pësuar asnjë pasojë fizike. Ngjarja daton të dielën e kaluar, pak orë para derbit ndaj verdhekuqve dhe të tre personat u detyruan të dilnin në panik nga makina pasi vunë re një rrjedhje vaji dhe disa shkëndija. Makina me vlerë 160 mijë euro është djegur plotësisht.

Gazerta romane flet për një defekt të mundshëm prodhimi të makinës Ferrari, të blerë së fundmi. Në fak, aty citohen fjalët e vetë mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë Hysaj: “Makina u përfshi papritur në flakë, për fat të mirë nuk u lëndua askush, i shpëtuam rrezikut. Problem fabrike? Po, kështu është”.

Lexo më tej: Lazio, nis epoka e Tudor: ndryshimi i modulit nxjerr Hysaj jashtë loje, edhe senatorët në rrezik

HYSAJ: “JAM MIRË, NUK ISHTE AKSIDENT”

Vetë futbollisti bardhekaltër, përmes rrjeteve sociale, i ka siguruar të gjithë për gjendjen e tij. “Jam mirë dhe njerëzit që ishin me mua janë mirë gjithashtu – ka shkruar Hysaj -. Një defekt në makinë ka shkaktuar ndezjen e zjarrit teksa po udhëtoja përgjatë rrugës. E vura re menjëherë situatën dhe ndalova, për fat pa asnjë dëm për njerëzit apo rreziqe të tjera”. Gjithashtu futbollisti saktëson se “nuk ishte një aksident rrugor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *