• |
ide | kryesore

Lazio, nis epoka e Tudor: ndryshimi i modulit nxjerr Hysaj jashtë loje, edhe senatorët në rrezik

Sport
Tudor



Epoka Igor Tudor ka nisur tashmë te Lazio. Pas dorëheqjes së Maurizio Sarri, trajneri i ri i bardhekaltërve mori zyrtarisht komandën e operacioneve në Formello. Ish-trajneri i Marseille vendosi të merrej menjëherë seriozisht duke rritur intensitetin e punës dhe duke përcaktuar një rrugëtim për t’i ndryshuar fytyrën skuadrës. Tudor fillimisht do të përdorë skemën 4-3-3 të preferuar nga Sarri, më pas synimi është të kalojë në 4-2-3-1 ose atë 3-4-2-1 që tashmë është bërë markë e formacioneve të tij.

Një skemë që në fakt nxjerr jashtë loje Elseid Hysaj, që edhe me Rejan në kombëtare e tregoi se nuk e bën dot krahun e mesfushës. Por nuk mbaron me keq. Për t’i dhënë një sinjal mjedisit dhe për të maksimizuar kohën në dispozicion, Tudor ka vendosur të fillojë menjëherë të transferojë udhëzimet e tij te lojtarët me seanca të dyfishta të planifikuara për sot e nesër. Kroati nuk i ka dhënë lojtarëve të gjithë fundjavën të lirë gjatë javës së pushimit për angazhimet e ekipeve kombëtare. Zgjedhje që sugjerojnë menjëherë një ndryshim të qartë drejtimi në të ardhmen e afërt dhe që mund të parashikojnë vendime të tjera të rëndësishme në fushë.

PLANI I TUDOR

Sipas Il Messaggero, me Tudor në krye, në Formello lojtarët do të startojnë të gjithë në kushte të barabarta dhe në hierarkitë e reja mund të jenë senatorët që rrezikojnë më shumë. Para së gjithash Ciro Immobile, tashmë nën vëzhgim pas largimit të teknikut Sarri dhe pa gol për shtatë ndeshje radhazi. Histori e ngjashme për Luis Alberto, i cili nuk ka qenë shumë i vazhdueshëm dhe vendimtar në paraqitjet e tij këtë sezon pavarësisht katër golave dhe gjashtë asisteve deri më tani. Për të dy, finalja e këtij sezoni do të jetë vendimtare për të përcaktuar rolin dhe të ardhmen e tyre në Romë. Sidomos nëse sirenat arabe dhe spanjolle do të tingëllonin sërish në qershor dhe do të lehtësonin çdo lamtumirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *