• |
ide | kryesore

Melena, gruaja e Immobile, nuk fshihet: “Fëmijë të tjerë? Do të doja, por nuk mundem më”

Sport
Melena


“Më pëlqen të jetoj jetën e vërtetë. Më pëlqen Instagrami, por ndonjëherë është e drejtë ta mbash telefonin të fikur dhe të fokusohesh në gjërat e përditshme. Shumë prej nesh i kanë ngatërruar pak të dy realitetet!”. Bashkëshortja e Ciro Immobile, Jessica Melena, shpjegon për ndjekësit e saj mungesën e pranisë në rrjetet sociale kohët e fundit.

Ajo e bëri shpjegimin në një seancë pyetje-përgjigje me ndjekësit, që janë fokusuar edhe në jetën private me sulmuesin e Lazios Immobile: “Kam jetuar si të gjithë periudha më pak të bukura, më të vështira… Viti i fundit ka qenë një nga këto. Gjendjen e ankthit e kam patur pas aksidentit me Ciro dhe vajzat në makinë. “Të kem më shumë fëmijë? Do të doja, por nuk mundem më”, tha Melena.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *