• |
ide | kryesore

Presidentin e Lazios e zë gjumi në Senat kur flitej për të ardhmen e futbollit: Lotito zgjohet nga De Laurentiis

Sport
Lotito


Dita e seancave dëgjimore në Senat për disa nga drejtuesit e klubeve të Serie A. Të pranishëm edhe senatori Claudio Lotito, së bashku me De Laurentiis, numrin një të Milan Scaroni, drejtuesit e Juventus, presidentin e Verona Setti etj. Një mënyrë për të bërë një bilanc të situatës në futbollin italian dhe për të biseduar me Qeverinë për të kërkuar edhe masa. Megjithatë, një moment i veçantë nuk kaloi pa u vënë re, ku protagonist ishte numri një i Lazios, Lotito.

LOTITO, GJUMË GJATË SEANCËS NË SENAT

Pas një ndërhyrjeje të presidentit të Napolit që synonte të nxiste diskutime, duke iu referuar 6-8 klubeve vendimtare për Serie A, me gjithë respektin për të tjerat e cilësuara si “push”, fjala kaloi te kolegu i tij i Veronës, Seti. Teksa ky i fundit filloi të fliste në krah të tij, Lotito mbylli sytë, duke lënë përshtypjen se flinte. Ndryshe nga ajo që ndodhi pak më parë, me presidentin e bardhekaltërve të impenjuar duke folur, këtu është një moment relaksi i dukshëm.

Lexo më tej: Kërkoi zgjidhjen e kontratës, Lotito i kthehet Luis Albertos: “Të ikë falas? Nuk jam budalla unë”

De Laurentiis, i cili po shikonte drejtpërdrejt nga Lotito, i pa inkuadruar, i tërhoqi vëmendjen kur vuri re se po e zinte gjumi. Në atë moment Lotito i bëri me shenjë presidentit të Napolit se gjithcka ishte në rregull, duke mohuar se kishte fjetur dhe duke treguar drejtpërsëdrejti në drejtim të presidentit Setti. Qëllimi i tij ishte të tregonte se ishte përqendruar shumë në fjalët e presidentit veronez, në një debat që po nxehej. Një skenë e bukur, por jo e izoluar, duke qenë se Lotito mbylli sytë edhe herë të tjera.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *