• |
ide | kryesore

Kërkoi zgjidhjen e kontratës, Lotito i kthehet Luis Albertos: “Të ikë falas? Nuk jam budalla unë”

Sport
Lotito



Fjalët e Luis Albertos, i cili bëri publike synimin e tij për të shkëputur kontratën në qershor, bënë shumë bujë te Lazio. Pas drejtorit sportiv Fabiani, mesfushorit spanjoll i është kundërpërgjigjur edhe presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito. E numri 1 i klubit nuk ka qenë aspak i butë me fjalët ndaj spanjollit.

“Me shumë mundësi ai dëshiron të largohet falas – tha Lotito për Adkronos -. Por jo, ai ka një kontratë katër vjeçare. Ai duhet të sjellë një klub që dëshiron ta blejë atë e pastaj mund të ikë. Ai kërkoi një rinovim verën e kaluar, është lojtari i dytë më i paguar te Lazio. Tani na del me këtë gjë pa na thënë asgjë. Ta lëmë të largohet në një transferim të lirë nga një shoqëri e kuotuar, do të thotë të varfërosh asetet. Aksionerët do të më vrisnin dhe do të kishin të drejtë”.

Lexo më tej: Luis Alberto, thyerje totale e raportit: “Nuk dua më asnjë euro nga Lazio, kam kërkuar shitjen”

DEKLARATA E LUIS ALBERTO

Luis Alberto, në fakt, i habiti të gjithë me deklaratën e tij. Spanjolli pavarësisht se kishte kontratë deri në vitin 2027, kërkoi ndërprerjen e kontratës në fund të sezonit: “E ardhmja? Sinqerisht, është e vështirë për mua. Nuk do të jem në projekt vitin e ardhshëm, ia kam kërkuar klubit. Është e drejtë të largohem nga kjo skuadër, erhdi momenti. Kam kërkuar zgjidhjen e kontratës, nuk dua më asnjë euro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *