• |
ide | kryesore

Luis Alberto, thyerje totale e raportit: “Nuk dua më asnjë euro nga Lazio, kam kërkuar shitjen”

Sport
Luis Alberto



Lazio fitoi lehtësisht ndaj Salernitanës, 4-1 në Olimpico. Bardhekaltrit luajtën një futboll vërtet të mirë, por asgjë nuk mjaftoi për të qetësuar protestën e tifozëve lacialë, të cilët kritikuan skuadrën para fillimit, gjatë ndeshjes dhe madje edhe pas golave të realizuar. Një situatë anormale dhe në fund edhe Luis Alberto shpalli lamtumirën në fund të sezonit.

Një vit krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi. Lazio është gjithashtu shumë larg zonës së Champions League, derbi mund të ishte një mundësi, por u humb. E tifozët e shfaqën zhgënjimin e tyre duke protestuar para ndeshjes dhe duke fishkëllyer vazhdimisht lojtarët. Nuk u ndalën edhe pas golave të shënuar dhe nuk shpëtoi as Felipe Anderson, që pritet të thotë lamtumirë në fund të sezonit (e pret Juve).

Para ndeshjes u shfaq një pankartë shumë e qartë ku shkruhej: “Nuk je i denjë për fanellën tonë”. Me kartonë ku shfaqeshin numrat e gjashtëmbëdhjetë lojtarëve që dolën në fushë në derbi. Të gjithë të kontestuar. Me thirrje vetëm për Diego Simeone dhe presidentin Cragnotti, ai i titullit të dytë kampion.

Me pak fjalë, një situatë shpërthyese dhe në fund të ndeshjes erdhi edhe lamtumira e Luis Alberto. Spanjolli pavarësisht se kishte kontratë deri në vitin 2027, kërkoi ndërprerjen e kontratës në fund të sezonit: “E ardhmja? Sinqerisht, është e vështirë për mua. Nuk do të jem në projekt vitin e ardhshëm, ia kam kërkuar klubit. Është e drejtë të largohem nga kjo skuadër, erhdi momenti. Kam kërkuar zgjidhjen e kontratës, nuk dua më asnjë euro”.

LUIS ALBERTO: “DO TJU KEM GJITHNJË NË ZEMËR”

Ndërkohë, vetë lojtari përdori rrjetet sociale për të sqaruar pozicionin e tij dhe për të ripërsëritur lidhjen me mjedisin e Lazios. “Jam mirënjohës për shfaqjet e dashurisë. Marrëdhënia ime me tifozët e Lazios është e shkëlqyer dhe është një krenari – ka shkruar Luis Alberto në profilin e tij në Instagram –. I falënderoj për gjithçka që kanë bërë në vitet e mia në klub, veçanërisht djemtë e Curva Nord dhe Tribuna Tevere që më kanë mbështetur gjithmonë”. “Do tju kem gjithmonë në zemrën time – shtoi ai -. Do të vazhdoj të punoj shumë dhe të jap gjithçka në fushë deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit, siç kam bërë gjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luis Alberto (@10_luisalberto)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *