• |
ide | kryesore

Juventus bënte plane, Palmeiras e prezantoi: Felipe Anderson ikën nga Lazio e befason bardhezinjtë

Sport, Video
Anderson



Pas Luis Albertos, Lazio humbet një tjetër pjesë të rëndësishme. Në profilin e tij në Instagram, Felipe Anderson njoftoi lamtumirën e tij nga bardhekaltrit, duke shpjeguar se nuk kishte arritur një marrëveshje për rinovimin. Braziliani, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit, ishte në shënjestër të Juventus, por preferoi të kthehej në shtëpi për të luajtur në Brazil, ku Palmeiras tashmë ka njoftuar blerjen e tij.

“Në respekt të Lazio dhe të gjithë njerëzve të tij që më kanë mbështetur gjithmonë, ju informoj se nuk kam arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin. E për këtë arsye do të ndjek një rrugë tjetër sezonin e ardhshëm. Gjithmonë kam treguar me vepra profesionalizmin tim dhe angazhimin tim ndaj Lazio, ndaj ju siguroj se do të vazhdoj të përkushtohem deri në ditën e fundit të kontratës sime për të nderuar këtë fanellë. Faleminderit për gjithçka!”.

Lexo më tejJuventus nis kursimet në kurriz të Lacios: me parametër zero vjen Felipe Anderson

Felipe Anderson do të kthehet kështu në shtëpi pasi ka pranuar propozimin e Palmeiras. Ai madje kishte refuzuar edhe një tjetër ofertë nga Brazili. Asgjë për të bërë për Juventus, që e kishte ndjekur me shumë vëmendje javët e fundit dhe ishte përpjekur ta bindte të vishej bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *