• |
ide | kryesore

Juventus nis kursimet në kurriz të Lacios: me parametër zero vjen Felipe Anderson

Sport
Felipe Anderson



Skanimi i merkatos në kërkim të asaj cilësie, e cila, e kombinuar me përvojën, mund të rrisë vlerën e ekipit përballë shpenzimeve të kufizuara. Ose, në rastin e lojtarëve të lirë, të kufizuara vetëm te paga. Ti japësh vlerë të rinjve është një gjë e mirë, ka mjaft të tillë te Juventus. E njëjta gjë vlen edhe për investimet më të shtrenjta, si në rastin Koopmeiners, por nga merkato e parametrave zero mundësitë vijnë për t’u kapur. E ai mbi të cilin Juventus ka vendosur të vërë bast, pavarësisht nga gjithçka që ndodh nga tani deri në qershor, quhet Felipe Anderson.

Një rrugë që duhet ndjekur pa vonesë, shkruan sot Tuttosport, duke përfituar nga kontrata në skadencë e brazilianit dhe distancën mes kërkesave të tij dhe pozicionit të Lacios. E kjo, insistohet të theksohet pavarësisht se si do të vazhdojnë diskutimet për rinovimin e Chiesa, një kontratë që skadon në vitin 2025. E njëjta gjë vlen edhe për udhëheqjen teknike, që duhet të vazhdojë të jetë aty, duke qenë se Allegri gjithashtu ka ende vetëm një vit e gjysmë kontratë. Por përpara se bardhezinjtë të merren me të gjitha këto – pozicionimi në kampionat dhe pjesëmarrja e mundshme në Kupën e Botës për Klube janë faktorë që do të ndikojnë në programimin e Juventus – kanë shënjestruar objektivin brazilian.

Lexo më tejSarri, ironi me Felipe Anderson: “Nëse do jepte 100% nuk do ishte në Itali, por ka raste duket si arbitër anësor”

TAKIMI VENDIMTAR ME TË MOTRËN MENAXHERE

Gjatë javës është parashikuar një takim me të motrën menaxhere të Felipe Anderson. Drejtuesit e Juventus shpresojnë të hedhin themelet e një marrëveshjeje me Juliana Gomes mbi bazën e 3.5 milionë euro në sezon (duke tejkaluar kështu propozimin e Lacios), për një afat tre vjeçar. Një akord që për një lojtar që do të mbushë 31 vjeç në prill përfaqëson mundësinë e fundit të madhe në karrierën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *