• |
ide | kryesore

Chelsea, dyshime mbi shitjen e dy hoteleve: mund të jetë thyer rregulli i Fair Play Financiar

Sport
Chelsea



Chelsea së shpejti mund të gjendet përballë një problemi të madh, i cili rrezikon të komplikojë edhe planet e merkatos së klubit. E kjo pikërisht kur Blues kanë hedhur sytë mbi Antonio Conte ditët e fundit, duke i premtuar edhe një merkato yjore. Siç raporton Times, në fakt, komisioni i pavarur i Premier League që merret me llogaritë e shoqërive ka ngritur dyshime në lidhje me disa operacione financiare të mbështetura nga pronarët amerikanë, të cilat janë thelbësore për respektimin e parametrave të imponuar të Fair Play Financiar në Angli.

Referenca është, në veçanti, për shitjen e dy hoteleve, “Millennium” dhe “Copthorne” nga Chelsea FC Holdings Ltd te Blueco 22 Properties Ltd, një filial i Blueco 22 Ltd, d.m.th. kompania përmes së cilës Todd Boehly dhe bashkëpunëtorët kontrollojnë Blues. Praktikisht një operacion brenda familjes, që megjithatë i vlejti klubit të Chelsea një total prej 76.5 milionë paund. E pikërisht kjo lëvizje i lejoi ata të vendosin në llogari një humbje prej 89.9 milionë për sezonin 2022/23, kundrejt 166.4 që do të kishin regjistruar pa operacionin në fjalë.

Komisioni me sa duket po analizon transaksionin për të përcaktuar nëse ai e kalon ose jo barrierën e “vlerës së drejtë të tregut”, kusht i domosdoshëm që atij t’i jepet drita jeshile. Një dritë jeshile e cila për momentin nuk ka ardhur ende, duke nxitur zërat për një hetim të mundshëm për shkelje të FPF të Premier League. Rregullorja kërkon që ky lloj miratimi të bëhet brenda 10 ditëve pune, me një zgjatje të mundshme nëse nevojitet më shumë informacion.

SHPENZIME TË ÇMENDURA

Që kur konsorciumi i drejtuar nga Boehly mori klubin e Chelsea në pranverën e vitit 2022, duke pasuar Roman Abramovich, klubi ka investuar qindra milionë euro në merkato. Ndër blerjet më të shtrenjta, vetëm për të përmendur disa, Sterling (56 milionë nga Manchester City), Cucurella (65 milionë nga Brighton), Mudryk (70 milionë nga Shakhtar), Fofana (80 milionë nga Leicester), Nkunku (60 milionë nga Leipzig), Lavia (62 milionë nga Southampton) dhe dy më të shtrenjtët nga të gjithë, Caicedo nga Brighton (116 milionë) dhe Fernandez nga Benfica (121 milionë).

Lexo më tejPochettino pranon dështimin te Chelsea: “E ardhmja ime nuk varet më nga unë”

Si në sezonin e fundit ashtu edhe në atë aktual, megjithatë, rezultatet në fushë ishin katastrofike. Chelsea nuk arriti as të kualifikohej në Europa League, me pasojë vuajtjet në llogari. Nisja sërish nga Antonio Conte, pas dështimeve të Potter, Lampard dhe Pochettino, mund të jetë rruga e duhur. Por së pari, Blues duhet të merret me buxhetin dhe me hetimin që mund ti shkatërrojë planet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *