• |
ide | kryesore

Pochettino pranon dështimin te Chelsea: “E ardhmja ime nuk varet më nga unë”

Sport
Pochettino



Për të fituar trofeun e parë në Angli duhet të presë akoma, por Mauricio Pochettino e di se e ardhmja e tij si trajner i Chelsea është në fije të perit. Humbja në finalen e Carabao Cup ndaj Liverpool rëndon shumë në vlerësimin e sezonit të Blues, vite dritë larg Reds në Premier League. Trajneri argjentinas pretendon se ka ende besimin e pronarëve pavarësisht rezultateve zhgënjyese, por e ardhmja është një enigmë: “Qëndrimi im këtu nuk varet nga unë”.

As koha për të kapërcyer zhgënjimin e pësuar në Wembley pasi skuadra e teknikut Pochettino është impenjuar në FA Cup kundër Leeds. Trajneri argjentinas, sidoqoftë, përsëriti se ndjen besimin e pronarëve: “Pas finales takova Behdad (një nga bashkëpronarët e klubit) dhe biseduam për ndeshjen dhe trofeun që mund ta fitonim sepse luajtëm shumë mirë. Ne patëm disa mundësi, por nuk ishim cinikë. Behdad më tregoi mbështetjen e tij dhe Todd Boehly (bashkëpronari tjetër) më dërgoi gjithashtu një mesazh të këndshëm”.

Lexo më tej: Video/ Van Dijk i dhuron Carabao Cup Liverpool: Chelsea shembet në minutën e 118′!

Megjithatë, koha për të ndryshuar sezonin e Chelsea është e pakët: “E ardhmja në këtë klub nuk varet nga unë. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me pronarët, por varet nga drejtori sportiv dhe ata që të më besojnë apo jo. Ky nuk është një vendim që i takon trajnerit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *