• |
ide | kryesore

E pabesueshme, shkarkohet në vend të parë, një vit pas titullit historik: Struga largon Duron 3 javë nga fundi

Sport
Struga



Shpëtim Duro e Struga ndajnë rrugën në mënyrë sensacionale. Tekniku shkarkohet nga pankina befasisht, në kohën kur ende bashkëkryeson kampionatin e Maqedonisë së Veriut me Shkëndijën e Shkupin, me 58 pikë. Dy humbje rradhazi, me të njëjtin rezultat 3-2, kundër Sileks e Tikves kanë qenë fatale për teknikun 64 vjeçar. E nuk ka shërbyer as fakti, që edhe Shkupi dështoi në Gostivar dhe që asgjë nuk është e humbur me kalendarin që i përplas skuadrat bashkëkryesuese me njëra-tjetrën.

Drejtuesit e Stugës kanë marrë një vendim, që njoftohet si mirëkuptim, por pak mirëkuptim duhet të ketë në kohën kur Duro kishte të gjithë mundësitë të rikonfirmohej kampion. Pikërisht kështu sepse në javën e ardhshme, atë të 31 Shkupi e Shkëndija do të përplaseshin mes tyre, ndërsa në javën e 32 dhe të 33 Struga do të përplasej direkt në shtëpinë e tetovarëve për ta mbyllur në derbin shqiptar me Ernest Gjokën dhe kryeqytetasit e tij në javën e fundit.

Lexo më tejVideo/ Gjashtë minuta çmenduri e një autogol fundosin Duron: Zalgiris ‘flak’ Strugën nga Champions

E pra, drejtuesit e klubit shqiptar nuk mund të dilnin përtej sindromës që kap shpesh herë edhe klubet e Superiores, me trajnerë që largohen në luftë të plotë për titull, apo edhe në vend të parë. Te Struga ndoshta e kanë memorjen e shkurtër, por mjaftonte të hidhnin sytë nga vitrina e trofeve, ku titullin e vetëm e fituan sezonin e kaluar, nën drejtimin e njeriut që sot e shkarkuan kur ende kryeson renditjen…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *