• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjendet një pistοletë në burgun e Koridhalos në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Koridhallos



Një pistοletë e ndarë në 6 pjesë është gjetur brenda murit të një qelie në burgun e Koridhallos në Greqi. “Protothema” shkruan se zbulimi u bë pas një bastisjeje të kryer mesnatën e së dielës së Pashkëve. Autoritetet e IEVP-së si dhe efektivët e policisë janë ende duke kryer hetime në vendngjarje pas gjetjes së armës.

Sipas informacioneve zyrtare, punonjësit e burgut dhe efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll në “Krahun 4” të burgut ku janë ambientet e përbashkëta si dhe në qelinë 113 e cila ishte bosh prej muajit kusht 2023 dhe ishte në ristrukturim e sipër.

oplofilaket

Gjatë kontrollit me detektorë metalikë, në qelinë e zbrazët, hetuesit gjetën pistoletën dhe një karikator me 19 gëzhoja 9 mm të fshehura me kujdes brenda hapësire të ndërtuar në mur.

Të gjitha pjesët e armës ishin të mbështjella me copa reviste dhe letër alumine. Vlen të thuhet se në burgun e Koridhalos vuajnë dënimin e tyre edhe mjaft shqiptarë. ©LAPSI.al

oplofulakes2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *