• |
ide | kryesore

Zbulohet jeta e dyfishtë e Kyle Walker: kishte dy familje paralele

Sport
Walker



Skandali Kyle Walker ka pushtuar faqet e gazetave sportive angleze. Deklaratat e modeles Lauryn Goodman për The Sun kanë ndezur një stuhi të vërtetë rreth mbrojtësit të kombëtares angleze dhe Manchester Cityt. Walker akuzohet se prej vitesh ka bërë një jetë të dyfishtë mes bashkëshortes së tij Annie Kilner, nënë e tre fëmijëve të tij dhe në pritje të të katërtit (ajo është aktualisht në muajin e gjashtë të shtatzënisë) nga e cila u nda së fundi dhe një gruaje tjetër, me të cilën ka ndërtuar dhe mbajtur për një kohë të gjatë atë që është një familje e dytë e vërtetë.

DY FAMILJE NË TË NJËJTËN KOHË

Ajo që zbuloi gjithçka ishte vetë Goodman: “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie. Se ai është babai i vajzës sonë, sepse ne duhet ta fillonim të lirë vitin 2024. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë do të munden të marrin vendime si të rritur. Nuk doja t’i shkaktoja më shumë dëme Annie, as të bëhesha një ndyrësirë, por duhej të isha unë ajo që duhet ta bënte sepse Kyle ishte shumë i dobët për t’i thënë asaj. Annie duhej të dinte të gjithë të vërtetën përpara se historia të bëhej e ditur publikisht”.

SI E MËSOI TË VËRTETËN KILNER?

Kështu, ndërsa Walker ishte i impenjuar ndaj Everton në Boxing Day, Lauryn dyshohet se telefonoi gruan e lojtarit: “Ajo vazhdoi të kërkonte prova, kështu që unë i tregova testin e ADN-së. Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për hir të të gjithëve”, shtoi modelja, e cila gjithashtu zbuloi se “nuk isha sekret për shokët e tij në Angli: ata vinin te telefoni kur më thërriste në FaceTime”.

Pas 12 vjetësh së bashku e me një djalë që pritet të lindë së shpejti, Annie Kilner kërkoi menjëherë divorcin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *