• |
ide | kryesore

Vrasja e vëllait mesazh Talo Çelës? Autori i grabitjes në Rinas, i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekzekutimi i Bujar Çelës sot në Elbasan para një lokali, nga vrasës profesionistë siç sqaron policia ngre dyshime të forta. Ndonëse emri i tij nuk është i lakuar në botën e krimit, i vëllai i tij Talo Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe dyshohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Makina e djegur e autorëve të vrasjes së Bujar Çelës

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës asokohe u bë modifikimi i makinës, e cila shërbeu për grabitjen ku mbeti i vdekur Admir Murataj. Ai vazhdon të jetë në arrati, pasi nuk u bë e mundur kapja e tij si i dyshuar në grabitjen e Rinasit.

Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.

Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *