Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e Covid-19 në vend. Sipas informacionit zyrtar, nga 844 testime në 24 orët e fundit janë regjistruar 159 raste të reja. Të infektuarit janë kryesisht nga qyteti i Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës.
Task Forca e ministrisë po ashtu ka informuar se 4 pacientë: një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
52 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë ndërsa 5083 persona mbeten ende aktivë.
Te gjithe ata mjeket palaco qe shihni ne tv nuk i gjeni ne pavion te infektivit. Rrine vere 2 mjeke te rinj ne staf dhe infermieret. Asnje nga stafi i vjeter Najada, Genti, Pellumbi, arjani nuk gjenden aty. Dalin vetem 2 here nga 20min-30 min ne jave. Nderkohe brenda eshte tnerr gjendja e pacienteve.
NJI PIKPYTJE PER KETO QE QEKAN SHERU . CFAR ILACI KAN PERDOR QE JANE SHERU DHE I BIE WE ILACI QENKA DHE KERKIMET PER VAKSINE QEKAN KOT.