• |
ide | kryesore

Messi mund të mos kishte luajtur tek Barcelona: Wenger e donte, bashkë me Fabregas, tek Arsenal

-Instant, Sport



Akademia e Barcelonës gjatë viteve ka prodhuar talente pas talentesh. Shoqëria blaugrana ka rritur e formuar lojtarë që më pas janë bërë, në pjesën më të madhe, kampionë të vërtetë. Mes tyre ka qenë natyrisht edhe Lionel Messi, që më pas u bë një legjendë e vërtetë e klubit dhe futbollit botëror.

Sapo hyri në radhët e Masia, argjentinasi tregoi menjëherë se cfarë ishte i aftë të bënte. Video lehtësisht të arritshme në internet dhanë dëshmitë e teknikës së tij të jashtëzakonshme që në moshën 13 vjecare. Një klas që kishte pushtuar edhe vëmendjen e Arsenal e të Arsene Wenger, që pikërisht në moshat blaugrana kishte gjetur një lojtar që më pas u bë emblema e Gunners: Cesc Fabregas. Në momentin e blerjes, Ëenger i kërkoi edhe Messi të transferohej në Londër, por ishte vetë argjentinasi që preferoi të qendronte tek Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *