• |
ide | kryesore

Vjehrra e Kobe Bryant akuzon vajzën e saj : Më ka përzënë nga shtëpia

-Instant, Paparazzi, Slider



Se fundmi vjehrra e Kobe Bryant Sofia Lane, ka deklaruar se vajza e saj Vanessa e ka përzënë nga shtëpia dhe i ka kërkuar t’i kthejë makinën.

Sofia dha një intervistë për Dave Valdez në El Gordo y la Flaca ku u shpreh për të gjitha këto. Pas kësaj interviste, Vanessa ka publikuar një deklaratë për Univision ku shpjegon historinë e saj. “Bashkëshorti dhe vajza ime u ndanë nga jeta papritur dhe përsëri nëna ime pati kurajon të japë një intervistë duke folur negativisht për mua dhe duke qarë për një makinë dhe shtëpi që nuk ishin të sajat. Ajo ka boshatisur apartamentin, bizhuteritë e mobileritë për ta bërë tê duket sikur nuk e ka suportin tim”, u shpreh ajo. Vanessa shtoi se ajo dhe bashkëshorti e kanë mbështetur nënën e saj për 20 vite, por fatkeqësisht pasi ajo ka humbur bashkëshortin dhe vajzën, Sofia nuk ka qenë aty për të as fizikisht dhe as shpirtërisht. Vanessa u shpreh se tashmë ajo po shikon se çfarë ka prioritet për nënën dhe kjo është shumë e dhimbshme për të, megjithatë marrëdhënia e tyre shumë shpejt mund mos të ekzistojë më.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *