Më 1 tetor do të rihapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura. Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se respektimi i masave anti-Covid mbetet një kusht i domosdoshëm për rinisjen e punës për këto biznese.
Nga ana tjetër ajo theksoi se do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot. Ministrja u shpreh se zbatimi i masave për parandalimin e koronavirusit do të inspektohet nga policia, e cila në rast të shkeljes së protokolleve do të ndërmarrë masa ndëshkuese.