• |
ide | kryesore

Ulet me 30% konsumi në bare dhe restorante, pritet tjetër rritje çmimesh

Lajme, Të fundit



Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kaluar, konsumi vijon të mos rimëkëmbet në bare dhe restorante dhe për disa produkte të shportës ushqimore sipas bizneseve. Përmirësim të konsumit, sipas grosistëve, ka pasur për produktin e sheqerit, pas rënies së çmimit në tregjet e huaja.

Në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor më të prekur nga konsumi janë baret dhe restorantet. Në Tiranë ku që është i përqendruar numri më i lartë i këtyre strukturave krahasuar me vjet sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve konsumi ka renë 30%.

Enri Jahja pohon se shkak i rënies së fuqisë konsumatore është emigracioni, kryesisht familjarëve. Në restorantet e kryeqytetit çmimit për person vijojnë të mbeten të larta, dhe variojnë nga 3,500 deri 5,000 lekë.

Ulja e konsumit në këto struktura nisi nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Enri Jahja u shpreh më herët se përveç përfundimit të sezonit turistik, edhe hetimet për një sërë dosjesh të nisura nga SPAK sollën që shumë individë të implikuar në pastrim parash të mos ekspozoheshin në restorante. Sipas tij, kjo kategori shpenzon deri në 15 mijë lekë për person në restorante dhe vlerësohet se ata zënë 10-15% të konsumit total në bare e restorante.

Jahja parashikon që me fillimin e verës, konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.

“Çmimet në bare dhe restorante pritet të rriten pasi bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë paga më të larta për mbajtjen e fuqisë së verës. Në restorantet e jugut paga për një shef kuzhine arrin deri në 3,500 euro në muaj, në nivele të njëjta me pagesën e të njëjtit profesion sa në Romë”.

Në janar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e kafesë shënuan një rënie me 32%, duke zbritur në 363 ton, nga 534 ton që ishin vitin e kaluar.

Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se turizmi ka nxitur ndjeshëm konsumin e kafesë në vend. Në gusht dhe shtator, importet e kafesë u rritën përkatësisht me 68% dhe 29%, duke amortizuar rënien që u shënua në muajt e parë të vitit.

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem shqetësues në vend. Teksa edhe këtë vit pritet një fluks i lartë turistësh strukturat turistike, nga hotelet te baret e restorantet po ankohen se nuk po gjejnë punonjës për të përballuar kërkesën e pritshme nga turistët.

Gjatë vitit të kaluar, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 10 milionë, me rritje 34% me bazë vjetore. Kërkesa e turistëve ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka amortizuar rënien e kërkesës nga konsumatorët vendas, si rrjedhojë e emigracionit të lartë, kryesisht të të rinjve.

Ndërkohë, çmimet në bare e restorante janë rritur disa herë, që nga viti 2021, pas përfundimit të pandemisë. Ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar muajt e fundit, sërish ato vazhdojnë të shtrenjtohen.

Sot në bare e restorante, një pjatë kushton mesatarisht 200-500 lekë më shumë se më parë (sidomos mishi), ndërsa një kafe është minimumi 90 lekë në pjesën më të madhe të bareve, nga 70-80 lekë më parë. Shtrenjtimi më i fortë ka ndodhur në Jug të vendit, për shkak të kërkesës së turistëve./ Monitor



9 Comments

  1. Njerezit nuk po mbyllin dot muajin me ushqime bazike ne shpi. Jo me te konsumosh nje drek ne restorant te thjeshte, qe shkon minimumi 25 personi

  2. Ua pse flisni keshtu Tirana esht plot me gra te sheikeve arabëve te pasur dhe japonez e korean me canta Prada qe qarkullojnë tek piazat muzeale.
    Ah mortja qe sju bie..ku do kete jet restorantrdh ne kete vorbull betoni

  3. “Enri Jahja pohon se shkak i rënies së fuqisë konsumatore është emigracioni, kryesisht familjarëve.” na hapet barkun….!!!! Iu duket se nga Tirana ka ikur 30% e popullates?

  4. “…edhe hetimet për një sërë dosjesh të nisura nga SPAK sollën që shumë individë të implikuar në pastrim parash të mos ekspozoheshin në restorante.” hahahaha ky tipi qenka per barcalete. Dmth ra konsumi me 30% se ca tipa qe u kerkokan nga spaku sdo ikin neper restorante hahahhaa

  5. 10 milion turiste e gjith te tjerat jan brockulla! Jo ra konsumi e u rrit cmimi e karlliqe si keto qe gazetari qe e ka shkruar duket qe smerr vesh fare nga tregu dhe ekonomia. 10 milion turiste sikur nga 1 euro te harxhojne do te thote hyrje e 10 milion eurove ne ekonomine Shqiptare. Nje turist shpenzon mesatarisht 70-80 euro ne dite qe jan 700-800 milion euro, me e pakta, hyrje parash ne qarkullim. Ja kjo shpjegon dhe rritjen e cmimeneve neper bare, restorante e hotele. Kjo ka dhe efekt zinxhir ne ekonomi, sepse 70 euro me shume qe sjellin turistet shkojne drejt perdrejt ne xhepat e atyre qe zoterojne hotelet, baret, restorantet, akulloreshitesit, shoferet e taksive, shitesin e cigareve, shitesin e suvenireve apo dhe ate te shazlloeneve e kshu me rradhe. Turizmi me prurjet monetare shpjegon rritjen e cmimeve e gjithashtu kerkesen e larte per kosnum ne treg.
    Artikullshkrues, renia e konsumit eshte pikerisht nga Nentori si pasoje e drejtperdrejte e uljes se numrit te turistave ne vend!

  6. Vetem ne Shqiperi ndodh qe cimet te rriten nderkohe qe bie konsumi. Nonsens ekonomik !!! Sa per 10 milione turistat, shikoni me kujdes perberjen e atyre qe hyjne e vijne dhe do kuptoni qe eshte nje genjeshter e madhe. E vetmja e vertete eshte qe jetojme ne kohjen e mashtrimit dhe propagandes dhe qe ekonomia shqiptare bazohet mbi para te pista droge dhe korrupsioni

    1. mire pra ti mjeshter si e shpjegon rritjen e cmimin nqs ka rene kerkesa? Lene qe edhe artikulli vete e thote qe kerkesa ka rene vetem nga Nentori e ketej, para Nentori kerkesa ka qene e larte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *