• |
ide | kryesore

Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të “detyruar” të bënin darkën e fundvitit në restorantin që kontrollonte sekseri i tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në aferën e re që po hetohet nga SPAK për Ilir Beqajn, bën shumë përshtypje fakti se si ish-ministri nuk hoqi dorë nga përfitimet duke shfrytëzuar postin në krye të SASPAC ndonëse kishte hesape të hapura me drejtësinë për koncensionin e sterilizimit. Pra, edhe pse ishte person nën hetim për një aferë të madhe, ndërkohë që Rama e gradoi në krye të një super agjencie, ai parësore kishte përfitimin dhe fshehjen e pasurisë përmes njerëzve të tij të besuar.

Nëse nga koncensioni i sterilizimit vjedhja ishte përqëndruar në paratë e buxhetit të shtetit, te SASPAC shënjeshtra ishin fondet që Bashkimi Europian jep për Shqipërinë përmes programeve të ndryshme. Ka një detaj tjetër shumë interesant që dëshmon babëzinë e Ilir Beqajt për të përfituar sa më shumë e në formë të vazhdueshme.

LEXO EDHE: “Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

Fiks një javë më parë, të shtunën e datës 23 dhjetor 2023, punonjësit e SASPAC u mblodhën për darkën festive të Vitit të Ri pikërisht në restorant “Gzona” në zonën e Kalasë së Tiranës. Pra, edhe shpenzimet për këtë darkë festive kurrsesi nuk duhej të shkonin në ndonjë restorant tjetër. Edhe pse ishte larguar nga drejtimi i SASPAC, Beqaj i “detyroi” ish vartësit e tij të darkonin në restorant “Gzona”. Zor të mendosh se zgjedhja e restorantit të njohur botërisht si biznesi i shefit të tyre ishte krejt rastësore nga punonjësit e SASPAC. Madje siç mëson Lapsi.al në atë darkë festive ishte edhe vetë Ilir Beqaj. 

LEXO EDHE: Dokumenti/ Si gënjeu Rama sot për Ilir Beqajn, shoku i tij 2 metra po hetohet për korrupsion

SPAK thotë në dosjen e publikuar së pari ekskluzivisht nga Lapsi.al , se Ilir Beqaj kontrollonte de fakto restorantin “Gzona” përmes vartësit e sekserit të tij Ermal Kurtulaj. Restoranti ishte krijuar nga bashkëshortja e Beqajt dhe më pas i ishte shitur Eduard Currajt i cili rezulton edhe pronar i kompanive ‘Curri Group’, ‘Curri SHPK’, ‘Delta Holding’, që nga ana e saj ka në pronësi kompani si ‘Delta Pharma’, Avicena apo farmacitë ‘Ditë e Natë’, biznese që u kontrolluan të enjten nga SPAK.

Në restorantin “Gzona” shtroheshin vazhdimisht dreka e darka për llogari jo vetëm të agjencisë që drejtonte Ilir Beqaj, por edhe të institucione të tjera qeveritare. Për këtë mjafton të shohësh listëpagesat miliona lekë në Thesar. Nuk është thjesht çështje e një restoranti të suksesshëm që preferohet masivisht, por më shumë ngjan të jetë një ndërhyrje e Ilir Beqajt për të kanalizuar para në biznesin prej nga ai kishte hequr dorë formalisht me letra, por asnjëherë faktikisht.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, restoranti thotë SPAK përdorej edhe për skemën e përfitimit përmes faturave fiktive. SPAK ka ushtruar kontrolle në disa biznese e banesa, si dhe ka sekuestruar celularë e kompjutera në zyrat e SASPAC dhe kompanive të tjera të lidhura me Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij të besuar. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ne nje kohe qe ishte nen hetim nga SPAK per aferen 100 milionshe te sterilzimit, Rama i vuri

    edhe ca melci ne qafe duke e graduar ne krye te Agjensise se SASPAC qe kontrollonte fondet

    e akorduara nga BE. Pra Rama mrgjithese e dinte tashme nga hetimet e SPAK se ky ne krye

    te Ministrise se Shendetesise kishte bere namin duke vjedhur e vuri ne krye te SASPAC per

    te vjedhur perseri. A thua kaq alturist te jete KM qe lejon dhe promovon vazhdimisht hajdute

    ne krye te dikastereve e agjensive qeveritare dhe vete te jete qelibar me duart te pastra akullore ?

    E c’vlere ka edhe nese vertete do ti kishte duart e pastra ky timonieri i varkes qeveritare kur

    varka dhe gjithe peshkataret jane zhytur ne llumin e korrupsionit.

  2. Keta plehra sic eshte edhe KM drejtojne duke vjedhur kete vend.

    Babezia e tyre nuk ka limit.

    Kontrolloni dhe Arben Hametaj se te njejten skeme ka kryer.

    1. Ideali i ketyre eshte: une bej te 99_tat, vjedh sa te me doje qejfi dhe bej moral e masakroj kundershtarin me gjyqe popullore.
      Keshtu ushqejne trute e mendjepjerdhurve.
      Mjafton izolimi Berishes qe t’ja japin voten. Nuk duan asgje tjeter.

  3. Megjithe keto pislliqe dhe ky eshte akoma i lire ? Ju qifsha SPAKUN qe cdo poshtersie te Ramazonit dhe dylbereve te tjere mavi ju ve kapakun

  4. Po KM qe i ben mbledhjet e qeverise dhe asamblete e PS tek Luca ne Elbasan me leket e
    popullit , po Luca a nuk eshte ortak i kamufluar i KM qe merr prona publike me 1 euro.

  5. kta jane vampira keta nuke kene problem si i qihet gruja motra e farefisi kta kane vec nje zot dhe nuk kane ndere e karaktir shqipetari mjafton ti jepesh leke dhe keta i shkerdhen ne bythe familjarisht me ne krye edi ramen dhe mire tju beht shqipetareve kujtoni fjalet e fatos nanos kur thoshte se shqiptarit po nuk i qije nenen nuk te therret baba prandaj rama e kurvat e tije tja shkerdhejne nenat shqipetareve se e meritojn.

  6. Mua sme duket hajdut beqja ja kane fut mbrapa kraheve sekseret i vodhen koshin me dardha ai eshte qelibar si shkerdhata kryminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *