• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Arkiva, Kryesore, Lajme



Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e sterilizimit, për të cilën ai është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, një tjetër aferë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lapsi.al mëson se Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit. Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe selitë e disa kompanive të tjera, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Kontrollet e BKH për Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij

Konkretisht është miratuar kontroll banese me vendim gjykate për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Po për këta shtetas është miratuar edhe kontrolli i automjeteve të tyre. Siç mëson Lapsi.al , personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Madje edhe automjeti personal që përdor Ilir Beqaj , rezulton në emër të Ermal Kurtulaj si një pasuri e dyshuar e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Akuzat për të cilat dyshohen

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Skema e përfitimit

SPAK thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Sipas hetimeve paraprake të SPAK, dyshohet se kjo skemë është përdorur në të paktën 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e këtyre faturave përllogaritet në qindra mijëra euro. Për dokumentimin e kësaj veprimtarie, SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të njerëzve të afërt të Beqajt. Në bisedat e përgjuara njerëzit e Beqes herë komunikonin me kode dhe disa herë krejt të shpenguar.

Beqaj çonte para në ish-restorantin e tij, të cilin e kontrollonte me vartësin Ermal Kurtulaj

Në skemën korruptive figuron e përfshirë edhe kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”, emri tregtar i së cilës është restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.

Edhe pas largimit të tyre nga ky biznes de jure, SPAK ka provuar se çifti i bashkëshortëve vijonte të kishte kontrollin përmes personave të tjerë si Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. Madje, për shumë dreka e darka me delegacione të huaj, agjencia që drejtonte Ilir Beqaj ka kryer disa pagesa në këtë restorant.

Nga përgjimet e SPAK rezulton se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërsisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC. Mësohet se SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me sekserin e tij Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit.

BKH mësyn në SASPAC

Mëngjesi i kësaj të enjte ishte i pazakontë për punonjësit e SASPAC. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për rreth 12 orë kanë kontrolluar zyrat dhe kanë marrë qindra dokumente për procedura të ndryshme të SASPAC, kanë marrë në pyetje disa punonjës, si dhe kanë sekuestruar celularë e kompjutera të ndryshëm.

BKH mësyn në disa kompani

Sic është raportuar më herët gjatë ditës, por edhe sipas burimeve të Lapsi.al gjykata ka lejuar kontrollet e zyrave dhe selive të kompanive: “Curri Group”, “Delta Holding”, “Farmed Antibiotics”, “Delta Pharma”, “Delta Med”, “Gzona Restorant” dhe Shoqata Good Health. Përmes këtij rrjeti kompanish dhe personave që përmenden në këtë dosje, dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka fshehur pasuri të tij dhe ka bërë korrupsion duke shpërdoruar detyrën. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen hetimet më tej për këtë dosje dhe nëse do të ketë të arrestuar apo jo. Nëse këto akuza do të provohen nga SPAK, i bie që Ilir Beqaj s’kishte hequr dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën edhe pasi u bë drejtues i SASPAC ndërkohë që kishte një aferë tjetër gjigante të hapur me drejtësinë si ajo për koncensionin e sterilizimit.

©LAPSI.al

 



23 Comments

  1. Saliu e ka fajin. Me kete shprehje ia mbushi mendjen Rames per ta bere minister.
    Keta monstra jane arsyeja qe shqiptaret ikin rrugeve te botes.
    Keta jane per ne burg te gjithe.

    1. Ate them dhe un.. Ne burg te gjith.
      Pervec Saliut.
      Se ai as ka vjedh e as ka vrar.
      Ama keta te tjeret ne liatar.

      1. Vazhdo SPAK. Je shpresa e njerzve me tru ne koke.
        Se ka dhe idiot. Qe kur u goditet idhulli shajn e mallkojn drejtesin.
        Kur godasin kundershtarin. Cirren dhe pellasin, se sa te korruptuar qe jan.
        Po se kush po i kap e. Kush po jua nxier te palarat. Nuk ka rendesi.
        Rendesi ka te nxjerrin dufin e tyre.

  2. Mooos, sa dardha i hane ketij KM, cudi, ai sdi gje, as per asnjerin.Por, wshte vete ky, qe i ysht e bashkepunon, qendis menyrat sa te marre llokmat e tij, e kur i del era , keshtu sic i ka dale mohon, ben sikurin teorizon, i mbron,,, kjo eshte detyra e ketij mashtrue kryeministri, qe nuk ka fare pike ndershmerie funksioni.Ne cvend tjeter te varfer pushteti vjedh kaqe shume, e drejtesi, ben sikur leviz, por realiteti tregon qe jane pale me qeverine, jasht pritshmerive, e habitemi qe nxitesit e kontribuesit kete drejtesi te pa drejte, ia besuan e besojne njeriut me te korruptuer ne Europe e Ballkan, t a gezojme CDREJTESINE, e pas renijen e demokracise.

  3. Te aprovohet me kushtetute, mos te kete qeverisje me shume se nje mandat 4 vjecar. Skandale te tilla qe dalin perdite as ne vendet me te varfera te afrikes nuk gjen. Turp si poshterohet dhe si vidhet ky popull nga ata qe qeverisin. Morali zero, zevendeskryeministri arratiset me miliarda, qeveritaret te gjithe drejt burgut, ptuuuuu

  4. Nuk ka asnje segment te shtetit te rilindjes qe te mos jete i korruptuar gjer ne palce,

    Rezultati- Shqiperia njemilione peseqintmije.

  5. doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

    1. O debil, mos lexo meron, do marrësh në qafë veten o idiot, nuk po qeveris Berisha që prej 10 vjetësh, por edvini, dhe që ti idiot të mos ndjesh fukarallëkun ku të ka zhyt edvini me pagën minimale që nuk të del për vete, jo më të kesh familje masturbohesh kur te mero lexon se pse je kaq mjeran edhe nga xhepi edhe nga truri fajin e ka Saliu

  6. I paemër 19:37. Nano është një hajdut i pështirë sepse vodhi ndihmat për shqiptarët që ky dhe PP e tij e lanë në mjerim në bashkëpunim me mafiozët barezë. O nuk e di se ke qenë i vogël o si patronazhist që je don të bësh fajtor Berishën. Atë e denoncoi prokuroria e Barit sepse hetuan firmën që do sillte ndihmat. Dhe s’janë si prokurorët e Aspakut. Ai gjithashtu i refuzua dhe nga ministrat e tij por me falsifikime përvetësoi në 50% shumën prej 10 milionë dollarë. Dhe ishte prokuroria shqiptare në periudhën e qeverisjes së tij që u vu në lëvizje nga kolegët e tyre të Barit. Berisha s’kishte gjë në dorë se çdo ishte përfunduar dhe ai i dënua nga gjykatës së komunizmit që tek e fundit bënë detyrën e tyre. Dhe pastaj bastardët që erdhën në pushtet në 97 e reabilituan kundër çdo ligji e mori dhe paratë!!!

  7. Berisha fshihet pas Nanos/ Si e akuzoi prokurori Gjokutaj ish-liderin e PS dhe sot mbron ish-kryeministrin si avokat,ti Gimi nje kar komplet por dhe nje shpellkar cecen,me thuaj pse babai yt salihu e fali kur ky kishte vjedhur ndihmat italiane,por si nje morr i kuq qe salihu i kuq te beri me boje blu,por ti e di qe boja me kohen del dhe ti je po ai morr i kuq qe salihu kerkon.

  8. Spaku duhet te kontrolloje edhe aktivitet e Restorant Ulliri, Yamato apo Nazer se jane aktivitete te fshehur te Arben Hametaj.

    Po nuk u sekuetruan pasurite e tyre sic eshte rasti edhe restorant Gzona tek Kalaja e Beqaj nuk i prehen krahet korrupsionit.

  9. Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarinë e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke iu falenderuar për bashkëpunimin”, njoftoi GJKKO një ditë më parë.Ku jeni shpellkare qe nuk paraqiteni ne proteste te gjykata,sot salihu ju le shendene,ju bythqira qe braktiset salihun ai ju solli ne tirone,ai salihu ju shkerdheu mamkat per 30 vjet ju beri ju bythqira hajdut vrases plackites se prones tjetrit ju beri bythelepirsa,por koha e salihut mbaroje tani dilni e jetoni mendoni besoni si njerez te lire,serbi salih ngordhi.ta gezoni lirine

  10. Sala ne arrest, pa te drejte komunikimi me te tjeret si “i dyshuar”.
    Beqaj me korrupsion flargant e gjigand, me dy – tri ceshtje te hapura, me precedente si i perjashtuar nga parlamenti per vepra te ngjashme korrupsioni, vetem me detyrim paraqitje dhe mund te levize kudo e te komunikoje me kedo per te prishur provat.
    Rrofte reforma ne Drejtesi dhe “heronjte e femijeve tane” te KAPS-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *