• |
ide | kryesore

Kthesa në aferën e sterilizimit/ Ilir Beqaj një hap larg burgut, SPAK i cakton masë sigurie

Arkiva, Kryesore, Lajme
Kthesa në aferën e sterilizimit/ Ilir Beqaj një hap larg burgut, SPAK i cakton masë sigurie



Tre muaj pasi Gjykata e Posaçme orientoi SPAK të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit Ilir Beqaj dhe ish ministrit të financave Shkëlqim Cani për koncensionin e sterilizimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë sot një tjetër vendim.

Ish-ministrit të Shëndetësisë i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i është ndaluar të dalë jashtë vendit.

LEXO EDHE: Procedimi i SPAK, dorëhiqet Ilir Beqja 

“Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B. Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në verë të këtij viti, hetimet 3-vjeçare të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi e mbyllën rrethin e të akuzuarve me ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe anëtarët e komisionit, por gjyqtari Erion Bani arsyetoi se ka indicie që ish-ministri Ilir Beqaj paracaktoi fituesit, nuk ndaloi konfliktin e interesit dhe bëri udhëtime me përfituesit e koncesionit – ç’ka sipas tij ngre dyshime edhe për veprat penale të korrupsionit.

LEXO EDHE: Keqpërdorimi/ Ilir Beqaj nxjerr videot e doktorëve pro sterilizimit

Pas arrestimit të ish zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve spitalore Ilir Rrapaj nën akuzat e mashtrim, falsifikim dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim, masa e sigurisë ndaj Ilir Beqajt është sot një tjetër zhvillim për aferën 100 milionë dollarë të sterilizimit të nënshkruar në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

LEXO EDHE: SPAK e fali/ Si e gënjeu Ilir Beqja gazetarin për njohjen me Ilir Rrapajn

Dy prej protagonistëve të procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, janë tashmë në arrest me burg, dy të tjerë – drejtorët ekonomikë dhe juridikë janë në arrest shtëpie, katër komisionerë të koncensionit në detyrim paraqitje. Nuk dihet ende çfarë ka bërë SPAK lidhur me ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Aktualisht Ilir Beqaj mban detyrën e kreut të SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, një institucion në nivel ministrie që menaxhon gjithë fondet ndërkombëtare që vijnë në Shqipëri, e krijuar enkas dy vite më parë me vendim qeverie. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Rama tani me Beqajn, do ta shkarkojë apo jo?

LEXO EDHE:“Amnistia” për Beqajn nxjerr përplasjen e brendshme në SPAK

E kemi dëgjuar shpesh kryeministrin të përmend rastin e Arben Sefgjinit në kohën e PD, që ndonëse ishte me masë sigurie nga gjykata, vijonte të mbante pozicionin zyrtar. Sipas Ramës ai ishte një shembull i keq i qeverisë së Sali Berishës dhe raportit të saj me drejtësinë. Le të shohim sot si do të sillet Rama me ish-ministrin e tij.

©LAPSI.al



8 Comments

  1. O Beqja. Fillo dhe ti shaj me liber shpije gjykates, prokuror e ca te shofi syni se i bohet qefi doktorit.

  2. Te dy hajdutet e prones salih karaxhici dhe ilir beqja me te njejten mase sigurie,ceceni shpellkar salih qe ben si trim prej kartoni dhe nuk paraqitet dhe nje qytetar civil qe paraqitet ne gjykate,fshatari ne qytet kombi ne rrezik.

  3. SPAK para se te arrestoje Beqajn e ministrat e rilindjes duhet te arrestoje Berishen,

    Por SPAK ne vend qe ti vere duart ne pranga sajon prova per korrupsion, duke e ditur qe

    Berisha si skile e vjeter qe eshte nuk ka notuar kurre ne ato ujra dhe prandaj ketyre sajesave

    do tu dole boja dhe Berisha do ti a hedhe pa u lagur. Kjo behet me qellim per ta ndihmuar Berishen

    se po te donte ta conta prapa hekurave Berishen e kishte proven e vertete te pakontestueshme

    dhe kjo prove vinte jo nga dokushdo por nga vete aleati yne me i madhe strategjik. A ka prove me

    te madhe se vete shpallja “non grata”. Per cfare i duhen provat e tjera SPAKU-t, kur nuk iu deshen

    Amerikes, apo SPAKU na qenka me katolik se Papa ? Une dyshoj vertete se Arben Kraja eshte i

    kordinuar me Sali Berishen si dy ish-komuniste te vjeter.

  4. Do ta kete bere edhe ky aferen si te tjeret me koken e vet dhe me miratim te Arben Ahmetit,

    Se UNË dhe EDVERI nuk dime asgje.

  5. Une nuk kuptoj se me sa mend u perpoq ASPAKu i partise ta nxirrte Beqen pa lagur nga kjo histori. Aferat e sterilizimit dhe check up jane te pambrojshme ne syte e kujtdo qe ka 2 pare mend dhe e kupton se i vetmi qe perfoton prej tyre eshte Bequa. Nga ana tjeter eshte e paimagjinueshme se si Rama ben sikur nuk dinte gje dhe ne fund keto jane afera personale. E ka pasur gjithe mundesine te informohej e mos ti mbronte, por edhenese kane qene zgjedhje te gabuara ne mirebesim, perseri ai ka nje pergjegjesi morale e politike per to

  6. E cfare pergjegjesie paska Rama o derebardh i ores 15.24. Rama merret me ceshtje te medha

    strategjike te zhvillimit e te vendit qe do kete Shqiperia ne kete bote te trazuar, ne cimentimin e

    themeleve te nje Shqiperie europiane dhe moderne, syri i tij prej shqiponje shikon larg ne 100 apo

    njemije vitet e ardheshme, dhe nuk ka kohe te merret me vogelsirat e meskinitetin e ministrave te

    tij . Por edhe sikur ti dinte ai nuk ka kohe te merret me keto gjera kaq te ulta per nje rilindas.

    Duke qene vete i kristalte, dhe duke u ushqyer me idete e medha te vendosjes se piketave te shvillimit

    te Shqiperise se mijevjecarit te trete, per cdo idealist si Rama eshte e pakuptueshme se si bashke-

    punetoret e arritjeve e qellimeve te medhaja , zhgerryhen ne batakun e pervetesimit te ca qindra

    milioneve euro te qelbura. E c’vlejne atio qindramilione euro apo miliarda qofshin para vizioneve te

    ndritura te se ardhmes se Shqiperise.

  7. Prokuroria e Përgjithshme synonte t’i merrte në pyetje për të qartësuar përgjegjësitë mbi ngjarjen. Duke rilexuar sot deklaratat dhe sjelljen e Sali Berishës ndaj autoriteteve gjyqësore të kohës, dallohen të njëjtat tone kërcënimi dhe përbuzje që përdor sot ndaj SPAK-ut. Një tjetër provë se si Sali Berisha nuk është vetëm armiku kryesor i medias së lirë, por edhe armiku numër një i drejtësisë së pavarur.O shpellkare e maloke cecene meruni me kriminelin salih karaxhic berisha qe nuk ka bythe te mbroj veten ne gjykate por ben Llaxoren neper qytete dhe uluret qe une jam i pafajshem.

  8. Cfar komentuesi, ky, idioti, i ores 21,37, .Kuptohe, ne tru permban vete bajge, e ne goje gjeriz.Po si nuk foli per te tera skandalet e sektit nje here, por leh e cirret kunder demokrateve e Berishes.O gomar, tru thare, a keni njembedhjet vjet ne qeveri, a eshte ne krye krimineli Rama, po si si nxorri nji, vetem nji shkrese, urdher dokument anti ligjor, apo abuz qe ti, pleher patronazhit, te kishe te drejten me te vogel qe te shprehje halene e trurit tent.A e kupton se cfelliqesire, kodoshesh qe ini, kuptojeni qe jeni skorie e demokracise, me te tera dukurite sektiste, bile edhe anti kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *