• |
ide | kryesore

Keqpërdorimi/ Ilir Beqaj nxjerr videot e doktorëve pro sterilizimit

Arkiva, Kryesore, Lajme
beqaj shefat e kirurgjise



I rrezikuar nga një hetim më i thelluar i SPAK për koncensionin e sterilizimit, ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vendosur të adoptojë qasjen e shefit të tij, Edi Rama: “Unë bëj punë të mira paçka se ndokush mund të hajë kumbulla dhe dardha pas shpinës sime”. Pra mbrojtja e Beqajt konsiston në strategjinë se sterilizimi i pajisjeve mjekësore kirurgjikale duhej bërë medoemos, pavarësisht se e gjitha ka degraduar në një garë të dyshimtë dhe problematike. Eshtë e njëjta strategji si ajo e atyre që kur i pyesnin për abuzimet në Rrugën e Kombit ta kthenin në të kundërtën. Pushtetarët e atëhershëm të përgjigjeshin: “Ti je kundër rrugës”. Ose kur flitej për vjedhjen te Unaza e Re, kundërsulmi qe: “Ti nuk e do zhvillimin e qytetit”. 

LEXO ME TEJ:

Reagimi/ Ku fut ujë alibia e Beqajt për udhëtimet me Ilir Rrapajn 

Pra edhe ish-ministri i shëndetësisë, për të cilin gjykata ka kërkuar një hetim të thelluar, ka vendosur të mbrohet me këtë strategji. Por, për ta përforcuar atë ka zgjedhur një metodë aspak elegante, që askush që ka disa skrupuj, nuk ka guxuar ta bëjë më parë. Ai ka ripërdorur disa thënie mjekësh, nga më të njohurit në vend, madje edhe shefa shërbimesh, që kanë lavdëruar procesin e ri të sterilizimit, menjëherë sapo ka nisur, në disa video propoganidstike që u janë kërkuar gjatë kohës që Beqaj ishte ministër.

Skanimi/ Treshja që planifikoi goditjen 76 milionë euro me sterilizimin 

“Më mirë se vetë mjekët askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare. Në vijim janë dëshmitë e disa mjekëve të nderuar e të respektuar. I kërkoj ndjesë që po i përdor pa lejen e tyre, por gjenden lirshëm nëse kërkon në Google”, ka shkruar Beqaj në një postim në faqen e tij në Facebook ku ka publikuar edhe videot.

Aty dëgjohen me zë dhe figurë rilindasi Arben Gjata, Mentor Petrela, Arben Beqiri, Edmond Çeliku, Arvin Dibra, Arben Zenelaj, Edvin Prifti etj, që ish ministri do t’i përdorë, njësoj siç bënte Veliaj me aktorët që firmosën për shembjen e teatrit. Edhe ata ulërisnin se duhej një teatër i ri, ndërkohë që përligjnin shkallmimin. Edhe këta dalin pro rinovimit steril, për të mos folur për vjedhjen. Ndërkohë që kolegë të tyre patën guximin të bënin dhe llogaritë e shifrave, madje të denonconin edhe në SPAK fitimet marramendëse, që ishin parashikuar për mjekun e shndërruar në Perugia në ndërtues, Ilir Rrapajn. 

Për ta justifikuar këtë, rektori i Universitetit Arben Gjata, i hetuar për këtë konçesion nga SPAK, tregon në sfondin e një muzike të ëmbël se falë kësaj nisme do zëvendësohen paisjet kirurgjikale të kohës së Kinës.

Shefi i neurokirurgjisë Mentor Petrela, e quan këtë shërbim të ri një revolucion.

Ndërsa shefi i kardiologjisë Edvin Prifti tregon se kjo i shërben shumë pacientit

 

Natyrisht shumëkush prej atyre që kanë dhënë mendimin në shtatë videot e publikuara, ka folur si znatçi dhe jo si intelektual, që sheh përtej hundës së tij. Ata janë marrë me veglat, çarçafët, përparëset e reja dhe jo më të tërën.

Ndonëse duket qartë se këto prononcime u janë kërkuar, duhet theksuar se ato janë bërë kur lakrat e koncesionit të sterilizimit nuk kishin plasur sheshit.

E megjithatë, të ripublikuara tani kur SPAK ka hapur dyert e burgut ato marrin një ngjyrim tjetër. Prandaj dhe figurat publike dhe njerëzit me reputacion duhet të jenë të kujdesshëm kur e thonë fjalën, qoftë edhe kur ia kërkojnë për një qokë. Se vjen një ditë, që ai që i ke bërë qokën, ta keqpërdor atë në mënyrën më të ulët të mundshme.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Ore dy nga keta i ke me probleme me drejtesine , dekani dhe ky i zemres. Beqirin e degjova fliste per disa instrumenta qe nuk jepeshin rregullisht. O daj te gjith jemi per sterilizim por jo per 190 Euro seti nga 1 Euro qe e jep gjermani dhe 3 turku. Duket qe je ne hall te madh.

    1. Colo, behet fjale per mjeket absolutisht me te mire qe kemi e ndoshta kemi pas ndonjehere. Profesore te nderuar qe nuk ja pjerdhin per “qoka”. Kane folur pasi kane pare rezultatet: te shkelqyera!

      Ceshtja “sterilizim” nuk mund te trajtohet njelloj si ajo, fjala vjen, e inceneritoreve, per arsyen e thjeshte se kontrata e “sterilizimit” po funksionon mrekullisht, duke ju shpetu jeten njerezve.

      1. Kush nuk pjerdh per qoka, Arben Gjata?
        Hahahaha, po flasim per piranja te madhesise se elefantit.

    2. Gjithe doktorret sahanlepires qe Onshallah ti perdorin si leter highenike pastaj, palacot e palacove, kellira.

  2. Keto vidjot nuk te mbrojne o trap.
    Jane dy gjera te ndryshme ajo qe keta doktorret thone dhe ajo qe akuzohesh ti.
    Ata po thone qe ky proces , i sterilizimit, ‘ i sherben shume pacientit’ , ‘eshte i domosdoshem ‘ etj.
    Kurse ti akuzohesh per korrupsjon.
    Nje dicka mund te jete e mire , e domosdoshme , e shumepritur, por te vjedhesh miljona mbi keto arsyetime eshte komplet tjeter.
    Ky nuk po di nga ta levizi prapanicen tani , dhe mundohet te kapet tek fija e barit.

  3. Jkl aty është problemi se ky matufi kujton se do të mbrohet nga rëndësia që ka procesi i sterilizimit!!!Por ka dhe nga ata doktorë që ky proçes mund të bëhej shumë mirë dhe nga vetë struktura spitalore.Pra është zgjedhur pikërisht PPP për të vjedhë dhe praktika e përzgjedhur tërësisht korruptive.Dhe këta të Spakut po veprojnë me hetime gjysmake sepse osht bo m..i kala.Se përndryshe nuk e vazhdonin hetimin.Duhet dhe një presion më i madh ndaj Spakut si shtypi korrekt me aq sa janë por dhe nga grupimi opozitar e shoqëria civile e ndërgjegjshëme.

  4. E para keta doktoret mbrojne sterilizimin dhe rinovimin e veglave si procedur te punes se tyre, jo menyren se si eshte bere dhe per me teper cmimin me te cilin eshte bere (pra vjedhjen). E dyta ata jane ne konflikt interesi dhe nen presion sepse ne kohen e deklaratave kane qene vartes te ministrit, disa prej tyre u shperblyen me poste edhe ne kundershtim me ligjin (dhe edhe kjo eshte korrupsion apo konflikt interesi) dhe ndonjeri ishte edhe ideator i ketyre metodave per “rilindjen” e mjekesise. Nese e mbrojne edhe sot menyren si u be kjo PPP dhe kostot e saj, edhe keta meritojne burgun bashke me Beqajn dhe kush eshte mbrapa/siper tij

  5. Ky do jete duke fol me Ahmetajn ne Enrochat tani.
    Do e pyese si ekspert, nga ti bie kur te dal nga Shqiperia qe mos e bllokjne ne kufi dhe kur te fluturoje per te kerkuar Azil Politik.

  6. nuk e di si ndihet ky beqja kur sheh veten ne pasqyre ,a kane dinjitet ,karakter ndjeshmeri keta njerez …….te abuzosh me dicka per te cilen ka nevoje jetike nje pacient eshte pertej te tmerrshmes ……..ai vend eshte nje cmendine e madhe ….

    1. Po i referohem vetem krahasimit qe behet per koleget qe paten kurajon te denoncojne ne spak koncesionin e sterilizimit, ndryshe nga profesore te nderuar qe e vleresojne si domosdoshmeri kete iniciative. Perse nuk permend emra, kush e denoncoi ne spak? Cfare ekspertize analizuese kishte “kolegu” kurajoz? Mbi cfare te dhenash u bazua? Apo ndoshta se aderonte te nisma thurje dhe me ambicie prej deliranti per tu perfshire ne politike?! Apo ndoshta nuk e kishte fare hallin te sterilizimi, por te gara qe kishte me bashkeshorten e tij e cila aderonte ne nje force tjeter politike dhe “kolegu kurajoz” e kishte karten e tij te fundit para se te dorehiqej nga nisma thurje si pasoje e presionit te bashkeshortes, qe ajo te kandidonte ne fund te listes emerore si kandidate per deputete?! Ne fakt nuk kishte faj rreziku, se ishte ose ai ose bjondja bashkeshorte! Dhe i duhej te bente “kurajozin” te fitonte ai garen ne shtepi, por nuk mjaftoi as “analiza” e thelle e tij e as denoncimi ne spak….

  7. Sterilizimi duhet, këtë e din dhe injorantët e nuk ka nevojë për mendimin e Doktorëve…, por a mjafton ky prononcim për të justifikuar vjedhjen dhe korrupsionin galopant???

  8. Po mir me ish- minister , kar e bir kari se kshu ka qene dhe yt ate qe i thurte lavde xhaxhit enver, e di nje milet i tere qe sterilizmi eshte i nevojshem per te qene present ne veglat qe do te kryejne nje nderhyrje kirurgjikale , po kjo te jep te drejten qe te vjedhesh leket qe duhen per te kryer kete proces . Jeni bere te gjithe lolo te ati te gjatit qe po ju perdor si i do trapi . O kar , o njeri o idiot , je nen hetim se ke dashur dhe ke zgjedhur te vjedhesh parate e taksave qe ishin destinuar per nje sherbim qe e le te cunguar. Ca ke vendosur te besh , i quan shqiptaret budallej dhe do mbasi i vodhe te tallesh me ata . Ik mer rrot kari ishalla te plasin brenda e te sekuestrojne dhe breket qe ke ne bythe o soj i ndyre.

  9. ‘Foltorja’ nis hapjen e gropës pas “Teatrit”, lëvizja “Bashkë” thirrje për protesta dhe për ta ndaluar

  10. ‘Foltorja’ nis hapjen e gropës pas “Teatrit”, lëvizja “Bashkë” thirrje për protesta dhe për ta ndaluar,Klani mafioz Trusti i geshtenjave duhet te arrestohen e te burgosen,i pari salih karaxhic berisha si kapo e ketij klani kriminal.

  11. Betja e fundit për Epirin e veriut nuk mund ta djegë sërish Shqipërinë si në vitin 1997 sepse sot SHBA dhe BE e shikojnë Tiranën si ekuilibrin rajonal të Ballkanit Perendimor.

    Për këtë arsye SHBA i ka ndaluar hyrjen në SHBA dy personave, Berishës dhe Belerit, të cilët po përpiqen t’i venë zjarrin Shqipërisë me dorën e Greqisē.

    Qartazi Greqia do e humbë këtë betejë sepse sot nuk ka aleat Amerikën.Trusti i Geshtenjave klani mafioz ku kapo eshte salih karaxhic berisha.

    1. Kariiiiii artikulli flet pe ish ministrin qe ka vjedhur leket e tua dhe po kerkon te justifikoje vjedhjen , kariiiiiii

  12. Beqja kur ishte student tek Shkencat e Natyres ishte , si te them , si pune kllouni, askush nuk e merrte seriozisht. Une nuk e kam njohur nga afer, por duke qene bashkestudente idene qe kisha krijuar per te nga sjelljet dhe batutat qe leshonte nuk me dukej fort normal. Por ama te gjithe e dinim qe ishte i biri i Hamit Beqes.

  13. Ndryshe nga ceshtja e inceneritoreve, kjo e ‘sterilizimit’ ka nje dallim thelbesor: investimi publik po funksionon. Si sahat! Duke shpetuar cdo dite jete njerezish.

    Deri me sot, nga te dhenat e dosjes se SPAKut te perhapur ne media nuk ka dale as edhe nje dokument i vetem, i hartuar nga eksperte te mjekesise, te angazhuar nga prokuroria, qe te pohoje se pagesa e dakordesuar eshte x% me e larte sesa do te kishte qene normale (nje pohim i tille kerkon ekspertize te forte e te specializuar).

    Edhe sikur te kishte nje ekspertize te tille, pas saj prokuroria do te duhej te provonte se blerja me cmim me te larte se ai i arsyeshem eshte fryt i korrupsionit e jo i paaftesise se pales publike qe ka negociuar kontraten.

    Athere e vetem athere, pasi drejtesia ta kete bere deri ne fund punen e vet, mund te diskutojme, sot per sot po bertasim kot…

    1. Avokat, mos rastesisht je Ilir Beqja dhe po avokaton vetveten ?
      O vella ky koncesion eshte nje grabitje e paster diten per diell . Mjafton te shikosh cmimin per njesi te kitit sterilizues qe eshte dhjetera here me i larte sesa cmimi per njesi i njesive nqs do te tregtoheshin vec e vec .
      Pra, cmimi me shumice eshte 60 here me i larte sesa cmimi me pakice cka eshte edhe paradossale pervecse hajduteri e madhe.
      Mos t’i futemi fakteve te tjera ne te cilat na rezulton se per sterilizimin eshte perdorur personeli shteteror qe pqguhet me rrogat e shtetit,dhe gjithashtu infrastruttura , mjediset,energjia dhe uji i shtetit .

  14. “Denoncimi” pa prova i qytetarit, mbaron me fjalët: Hidhe nesër në ora 09:00, natën e mirë.

    Tani, nuk kuptohet nëse Qytetari Dixhital i propozon Berishës dhe orarin se kur duhet ta postojë. Apo Berisha e kishte këtë porosi për stafin që i mirëmban Facebook?Trusti i Geshtenjave salih

  15. Avokat, mos rastesisht je Ilir Beqja dhe po avokaton vetveten ?
    O vella ky koncesion eshte nje grabitje e paster diten per diell . Mjafton te shikosh cmimin per njesi te kitit sterilizues qe eshte dhjetera here me i larte sesa cmimi per njesi i njesive nqs do te tregtoheshin vec e vec .
    Pra, cmimi me shumice eshte 60 here me i larte sesa cmimi me pakice cka eshte edhe paradossale pervecse hajduteri e madhe.
    Mos t’i futemi fakteve te tjera ne te cilat na rezulton se per sterilizimin eshte perdorur personeli shteteror qe pqguhet me rrogat e shtetit,dhe gjithashtu infrastruttura , mjediset,energjia dhe uji i shtetit .

  16. si ja futen Rames kta,, pupupu, ahmetaj ja futi me inceneratoret, ky me sterilizimin, ai i shkreti u perpoq te zgjidhte njerez te afte kta ndryshuan rruges🫣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *