• |
ide | kryesore

Arrestimet / Arti i Rilindjes, estetizimi i grabitjes

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë të koncesionit të sterilizimit, të dhënë në fillim të mandatit të parë të rilindjes, vendosa, aty për aty, të rizhytem në arkiva, për të parë hisorinë e këtij mashtrimi fantastik. Në morinë e shumtë të lajmeve, më bënë përshtypje dy episode. 

I pari ka ndodhur në nëntor 2013, vetëm dy muaj pas fillimit të punës së qeverisë Rama. Në atmosferën e përgjithshme të transformimit të Shqipërisë, kryeministri ka ogranizuar një takim gjysëm punë, gjysëm glamur, me 40 nga mjekët më të shquar shqiptarë, që ushtronin zanatin në perëndim. Të ardhurit janë mbledhur në sallën ceremoniale të Pallatit të Brigadave. Tubimi ka pasur një emër pompoz, një nga ato për të cilët ekspertët e komunikimit të pushtetit të ri janë magjistarë. Ai quhej: “Thuaji PO Shqipërisë”. Qëllimi ka qenë i shpallur, rikthimi i ajkës së bluzave të bardha në atdhe. 

LEXO ME TEJ:

Koncesioni i sterilizimit/ SPAK lëshon 8 urdhër-arreste 

Por, është kurioze të shohësh fotot e kësaj ceremonie. Prej të gjithë atyre që ishin ftuar nga qeveria rezulton të jetë kthyer vetëm një. Ai quhet Ilir Rrapaj dhe sot gjendet në burg për mashtrim me koncesionin e sterilizimit. Vërtet Rrapaj ka studiuar për mjeksi, por si shumë shqiptarë të tjerë, ai ka emigruar në Itali. Atje e ka lënë pas krahëve betimin e Hipokratit dhe ka hapur me familjarët e vet një kompani ndërtimi, me një punëtor të vetëm, me kapital 3 milionë lireta (1500 euro). Por kur në Shqipëri ndryshoi pushteti, aspiranti për murator, artizan apo biznesmen, paraqitet në mbrëmjen e pallatit të Brigradave, natyrisht si mjek. Kolegët, që punojnë në klinika prestigjoze, nuk e njohin, por megjithëatë ai ka vëmendjen pëkëdhelëse të ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqja dhe privilegjin e një poze me shefin e madh. Eshtë pikërisht kjo foto me Edi Ramën, që sot, pas arrestimit, po bëhet telef nga të gjitha mediat.

Emigranti shqiptar fiton koncesionin 100 milion USD të Sterilizimit

lart Ilir Rrapaj dhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në pallatin e Brigadave në kuadrin e nismës “Thuaji Po Shqipërisë”

Kur e risheh atë natyrisht që të lind pyetja. Pse të gjithë të tjerët i thanë Shqipërisë “JO” dhe u kthye, tek pullë, ai që pak muaj më pas do të merrte një koncesion 100 milionë Euro? Pse i vetimi që u “peshkua” nga kjo mbrëmje luksoze qe një biznesmen që e pati braktisur zantatin? Çfarë instikti patën profesionistët që nuk u joshën dhe ç‘nuhatje e shtyu emigrantin e dhënë pas fitimit, të ndjente erën e parasë? 

Gjithësesi nga ajo pritje pompoze dhe e shumë reklamuar e fundvitit 2013, ne trashëguam 100 milionë të fituara me një garë, që dyshohet se është e fallcifikuar, një koncesion, që nga 10 milionë të parashikuara, është rritur me 30% më shumë për çdo vit, spitale publike që duhet të reduktojnë numrin e operacioneve, pasi nuk përballojnë dot kostot e koncesionarit dhe çdo investim shtetëror të bërë deri në 2013, të falur tek privati. 

Me këto tani po merret prokuroria, ndonëse edhe mediat edhe shoqëria civile edhe partitë e opozitës që e ka denoncuar, janë të ndërgjegjshme për batërdinë e bërë me sterilizimin.

Arrestimet e SPAK për sterilizimin/ Ku qëndron vjedhja (kronologjia e plotë) 

Episodi i dytë që më tërhoqi vëmendjen në arkiva dhe që lidhet me pikpyetjet e ngritura më lart është një bisedë e njeriut që pozoi katër vite më parë me Ilir Rapajn. Në 2017, në prag të fushatës elektorale, Edi Rama shkoi në emisionin e Ylli Rakipit, me një set veglash kirurgjikale në dorë. I bindur se do të pyetjej për koncesionin problematik, ai nxorri nga poshtë tavolinës disa gërshërë dhe bisturi të kohës së babaqemos dhe i krahasoi ato me paisjet e futura në ambalazhe moderne, që furnizonte kompania e Rrapajt. Mesazhi i këtij shou: “kujtohuni ku ishit dhe shikoni ku po ju çoj unë”.


Lart Rama tek Te Paekspzuarit gjate fushates 2017

Ndonëse Edi Rama në këtë moment i dinte shumë mirë shqetësimet që kishte ngritur ish ministri i shkarkaur i financave, Shkëlqim Cani, për kostot e pabërballueshme të PPP që pati dhënë, ndonëse ai i kishte mbi tryezë raportet e Kontrollit të Shtetit për abuzim, ndonëse vartësit e kishin njoftuar se 10 milionët e parashikuara në vit, kishin kapërcyer shumë më lart, aq sa të bëheshin pengesë për zhvillimin e operacioneve, ai i frynte anës estetike të problemit. 

Në vend që të shqetësohej për abuzimin, ai merrej me “streilizimin” e truve të publikut, duke e thjeshtëzuar aferën në krahasimin e ambalazheve mes dy palë llojeve të bisturive.

Po ta shohësh këtë episdod në kontekstin e tanishëm, mesazhi është i njëjtë: “Mua më intersojnë paisjet moderne kirurgjie, pak rëndësi ka se kush ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës time”. 

Pra vjedhja nuk është e rëndësishme, dukja dhe shfaqja, natyrisht që po.

Por kjo praktikë po bëhet kaq vulgare dhe e zakonshme sa gjithkush ka të drejtën të mendojë, se pas fasadës gjoja të shëndritshme, fshihet grykësia e një projekti kriminal. Estetika për së jashmi, sado imponuese qoftë, nuk e fsheh dot thelbin e grykësisë. Edi Rama nuk e ka më luksin të thotë, mua më intereson një rokaqiell i bukur dhe jo se të kujt janë paratë që e ndërtojnë atë. Ai nuk mund të fshihet pas shprehjes “do e pastroj vendin nga plëhrat”, duke e lënë përgjegjësinë e milionave të vjedhura, tek ministrat që i kanë çuar në llogaritë e tyre paratë e buxhetit për inceneratorët. Ai nuk mund të tregojë më ambalazhet e reja të bisturive, ndërkohjë që SPAK i ka mbushur qelitë me kokat e koncesionit të sterilizimit.   

Skandali/ Mjeku që denoncon “grabitjen kolosale” me koncesionin e sterlilizimit 

Kësaj strategjie i ka dalë boja dhe ajo mundet ta kamuflojë vjedhjen, pa aq sa arrin t’a fshehë kufomën e një masakre, telajoja e një pikture.

Të para në retrospektivë, dy episodet që gjeta në arkivë, tregojnë të njëjtën gjë, alibinë estetike për justifikimin e një krimi banal. Nëse një tubim popmoz, me mjekët më të shquar në perëndim, na la trashëgim Ilir Rrapajn; nëse me demostrimin e bisturive të sterilizuara, që ekspozoheshin tek Ylli Rakipi, fshihej një grabitje e madhe, regjizori i këtyre shfaqeve nuk mund të jetë naiv. Me sa duket dhjetë vite më parë, Edi Rama ka vënë një bast me veten. Ai nuk ka dashur ta ndalojë grabitjen, ai ka synuar të estetizojë vjedhjen. Dhe për një kohë të gjatë duhet pranuar se i’a ka dalë. Por tani kjo fabul ka skaduar: Tani shumica nuk pyesin më sa bukur e kanë bërë, por sa kanë përlarë?  

©Lapsi.al



40 Comments

  1. Analiza perfekte.

    KM ka luajtur me kete popull dhe e ka vjedhur cdo dite te mandatit te tij.

    Ky kryhajdut do hyj ne historine e Shqiperise si banditi me i madh i gjithe ekzistences si shtet shqipetar.

    Spaku duhet prej kohesh ta arrestonte Beqaj edhe per koncesionin tjeter te chack up dhe biznesmen e cigareve Vilma Nushi

    1. Spaku ben aq sa lejon rama

      Këta që lëshon nën rrota i ka me plan. Një arsye është që të kënaqet publiku kar ose ballkar

      1. “Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”, shkruan me ironi Mero Baze në Facebook.

  2. Rrofshin miqte tane amerikane qe lodhen e djersine dite e nate te konsolidojne demokracine kudo ne bote dhe vecanarisht ne Shqiperi…dhe xhaxhi matane botes se pertejme qe gajaset.

    1. HAJD SE DO TJU ORGANIZOJM NJI KAMPIONAT MINIFUTBOLLI SE U BON SHUM TE ARRESTU. APO JO TI PATONAZHISTI MALOKU

  3. Kreu i Rithemelimit duke komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e McGinigal në Washington, ka kërkuar që SPAK të hetojë “nongratën” e tij nga SHBA, pasi ajo është realizuar me informacione të ish-drejtuesit të FBI, të paguara nga Edi Rama.

    Kujtojmë se Berisha më herët pikërisht për këtë çështje kishte akuzuar Soros, kurse sot akuzat i ka devijuar te McGonigal.Bushati qe nderpret pushimet per nje pacavure shkrim qe vetem maloket shurranjose e shpellkare te salihut i ben te kalojne ne orgazem

    1. Patronazhist i 17/8 20:53 i bandës hajdute të krimrilindjes qeveri , të kryehajdutit drogaxhi sharlatan , mendo se miliardat e xhvatura edhe nga ty , kalojnë në orgazëm , jo vetëm kurvat e shumuara në qeveri që s’dinë nga lidhet gomari që i komandon , por dinë vetëm zanatin e prostitutës , të cilat i komandon si do , me plan për të shkatërruar një vend e shuar një popull , por edhe kurvarët dhe kurvat e politikës botërore si pederastët e Bides , Sorosit , F.B.I. dhe së fundi edhe Melonin , shëmtirën në krye të Italisë , ekstremistja e djatht , që për para e orgazëm nuk llogarisin as nën as babë . Këtu hyn edhe ti me shërbimin tënd si patrinazhist i ndyrë .

  4. Po vjen era shtet dhe drejtësi, më në fund. Për këtë Ramës do ti bëjë piedestal historia Shqiptare. Për se kanë vjedhur, kjo nuk surprizon askënd. Kryehajduti mbetet Sali Berisha.

  5. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

  6. YMER MOS SHKRUAJ KETU PO IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CYPIT DHE EDI RAMES thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT ,CAR BOLES BOLINO,KOL SALLAKUT-SKYPE DHE ALEXENDER VUCIT

  7. Loja me personazhe anonime ka filluar qe ne ditet e para te pluralizmit, per te thene se “ndryshoi sistemi”.
    Ne 33 vite pame ne politike e qeverisje ufo, ndersa vazhdoi loja me prônat e shtetit, shumica e te cilave kishin qene prona te shtetezuara, si vila, dyqane, toka e kullota, fabrika apo punishte.

    Kulmi arriti kur ufot u bene ortak ne prona me nje kategori horrash e plebejsh, te cilet i perdoren si kostumi kombetar shqiptar i borgjezise se ré dhe “kapitalisteve vendas”, shumica kredimene osé pinjollet e piramidave qe me fundin e tyre te programuar mbyten ne gjak e urrejtje kete vend.

    Sigurisht qe koha e zhvilloi strategjine e zgjedhur dhe e ngriti ne art, aq sa ne Shqiperi vjedhja dhe korrupsioni u shnderua ne menyre jetése “demokratike dhe moderne”.

  8. Per Bushatin ky SPAK qenka i mire sa here qe arreston ministra e pushtetare po eshte me i korruptuari, vegel qorre e Rames kur arrestoi Bejlerin. Bushat mblidhe rradaken, apo te kane errur syte Dhrahmite.

    1. SKAP-i , bravo për bumjen e rradhës , mos ëndërro se me këtë që na servire do të groposësh plehrat tek inceneratorët , megavjedhjen e shekullit . Kujdes , mos shqit vëmendjen dhe sytë , sikurse edhe ne , nga Lali qelbësirë er plehrash dhe kryedroga kryexhvatësi katastrofa e këtij vendi , por sa më shpejt ku e kanë vendin .

  9. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë, ndonjë qeveri nuk është hetuar në çdo qelizë të saj, se sa qeveria që votoi reformën në drejtësi në këtë vend.

    Në këto kushte opozita e dyshes Berisha- Meta, e cila ka qenë hezituesja dhe opozitarja më e madhe e kësaj reforme, sot duhet ta përshëndeste dhe ndoshta të reflektonte, duke kërkuar ndjesë për gjithë baltën që kanë hedhur mbi SPAK dhe reformën në drejtësi.

  10. “Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”,

  11. 12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura, të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij, dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse i vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të Kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre

  12. “Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi i pasurisë.

    Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”

  13. si lista e atyre që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si si lista e tyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, e partisë së parë anitkomunsite në Shqipëri, mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejt të pasojave që kjo do të sjellë, me të tilla eleminime njerzish edhe opinioni botëror do të distancohet prej jush.

    Si do t’ju përgjigjeni opinionit botëror, kur tju pyesin se ku ndodhen opozitarët e parë dhe intelektualët e njohur të Shqipërisë? Do t’ju thoni se i përjashtuam se ishin të gjithë agjentë të Ramizit.Gramoz Pashko 1991 fjala ne diten qe salihu me te gjithe komunistet e tij e perjashtuan nga PD.shpellkare maloke cecene te salihut lexoni profecine e pashkos para 32 vjeteve,sot llaxorja salih neper rruge i vetem

  14. Ç’kujtoni vallë ju, se opinioni botëror i ‘gëlltit’ të tilla veprime antidemokratike, kujtoni se ai njeh të tillë sanço pançot që kanë hyrë tani në histori? Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë, por mos harroni se edhe ajo një ditë do tju përfshijë edhe juve“ shprehet Pashko në videon e publikuar nga Godole.

  15. Meta, lideri i opozitës/ Partia e Lirisë i zë vendin PD-së, KQZ e njeh si forcën kryesore opozitare. ‘Shuhet’ Berisha.cecene maloke shpellkare tani gezojuni Mutit te madh qe do ju jape metaj se salihu ngordhi politikish me ndihmen edhe te metaj,likja ja ufuti sa krahu.

  16. që njerëzit nuk I shpjegojnë dot në diarrenë e Sali Berishës ndaj SPAK. Brenda një deklarate ai e lavdëron që ka arrestuar zyrtarët dhe ka hetuar thellë korrupsionin, pastaj e quan SPAK I partisë që nuk ka arrestuar atë që thotë ai , më tej e lavdëron prap që ka zbuluar korrupsionin, pastaj e qorton pse ska punuar dhe më shumë të arrestonte dikë tjetër që e do ky të arrestuar e kështu me radhë.

  17. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”! Pjesa tjetër është vetëm gallatë kasapësh që rekomandojnë receta vegjetariane. Dhe debati që nuk mbaron, debati ku triumfon forma dhe thelbi harrohet, ku naivët e shumtë flasin për emra dhe të mencurit e paktë mezi dëgjohen kur përmendin parime

  18. Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike. PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës

  19. Nëse problemi i vetëm i kësaj PPP është pse nuk kanë gjetur një kopje të origjinalit dhe në Ministri të Shëndetësisë, nuk qenka keq puna. Jo vetëm që nuk është prishje provash siç është zhdukja e serverit më 21 Janar apo fshirja e fishekëve, por është komplet provë origjinale në duart e SPAK.

  20. për t’u gjendur para një befasie të re të politikës, kur shefi i Foltores mori në mbrojtje shefin e qeverisë, për të hedhur gunën e fajit mbi kryetarin e bashkisë, dhe dy të tjerë.

    Pastaj mediat hapën defterët e vjetër të ardhurave të oligarkëve, shikuan se si janë rritur, pikërisht atëherë kur pas tyre qëndronte hija e Shkelzen Berishës, si janë dhjetëfishuar e njëqindfishuar, si shteti, edhe pse e di se kush qëndron pas tyre, përsëri i ka ushqyer, i ka rritur dhe i ka rrahur krahët.

  21. kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës. #sb”, shkruan Berisha. Me ne fund kapo i klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha e tregoje fytyren e vertet si vasal i serbo-grekeve.

  22. Ish-zv.ministri i Jashtëm grek: Beleri nuk është njeri i pafajshëm, ka një histori të errët politike,populli i salihut kapos se klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave do te tregoje qe ka dipllome Kristali,akoma o populli i beson Llaxores kurve serbo greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *