• |
ide | kryesore

Arrestimet e SPAK për sterilizimin/ Ku qëndron vjedhja (kronologjia e plotë)

Arkiva, Kryesore, Lajme
ilir rapaj rama, sterilizimit



Ilir Rrapaj, biznesmeni kontrovers i konçesionit më të përfolur në shëndetësi, atij të Sterilizimit, që mori udhë që me qeverisjen e parë të Rilindjes, është gjetur nga policia në Dhërmi dhe është shpënë drejt qelisë me urdhër të SPAK. Së bashku me Rrapajn, që sipas dëshmive të para, pati refuzuar të paraqitej pranë Prokurorisë së Posaçme, prandaj u mor edhe forcërisht pas një urdhëri të dalë që në 23 qershor, pra bashkë me të janë proceduar edhe shtatë zyrtarë të tjerë. Për koncesionin që në start duhet të kushtonte 100 milion euro, është marrë i pandehur edhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj. “Arrest shtëpie” është vendosur për Saimir Kadiun drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike po në këtë institucion.

LEXO ME TEJ:

Koncesioni i sterilizimit/ SPAK lëshon 8 urdhër-arreste 

Kirurgu Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është në detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur për Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petro Mersinin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta, janë falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Skandali/ Mjeku që denoncon “grabitjen kolosale” me koncesionin e sterlilizimit 

Që në fillim të vitit 2015, kur me firmë të ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja u hap procedura për këtë koncesion, qëllimi i të cilit ishte furnizimi i sallave të operacioneve në spitale publike me mjetet që i duheshin kirurgëve, shumëkush në media, në opozitë dhe midis mjekëve foli për një grabitje. Arsyet ishin disa. Së pari se koncesioni po i jepej kompanisë së Rrapajt e cila nuk ishte e specializuar në këtë fushë. Ajo kishte një kapital prej 1 mije eurosh, ishte e regjistruar në Prishtinë dhe ky biznesmen suksesin më të madh e kishte arritur me një firmë ndërtimi me një punëtor të siguruar në Perugia të Italisë. Ai ishte kthyer në Shqipëri falë njohjeve me Ilir Beqen. Ish ministri në atë kohë fillimisht i mohoi njohjet me emigrantin e Italisë, por vetëm pasi agjensia Birn i zbuloi fotot e përbashkëta Beqja e ndryshoi versionin.

Ilir Rrapaj gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbria znj. Catiuscia Marini më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Minsitria e Shëndetësisë

Ilir Rrapaj, ministri Ilir Beqaj dhe z/ministri Klodian Rrjepa

Që në fillim, dhënia e koncesionin 100 milionë euro ngjalli debate, pasi kompania që e humbi garën u ankua se Investital LLC e Rrapajt kishte dhënë një ofertë që e tejkalonte fondin limit. Kompania konkurente pretendonte se zgjedhja që bëri Ministria e Shëndetësisë në 10 vite, do t’i kushtonte shtetit afro 20 milionë euro më shumë.

Por lidhjet e këtij biznesmeni kontrovers që ka mbaruar shkollën për mjekësi dhe u kthye nga Italia me ardhjen e Rilindjes në pushtet, ku mori pjesë në 22 nëntor 2013, në nismën “Thuaj Po Shqipërisë”, të mbajtur në pallatin e Brigadave në Tiranë”, të organizuar nga qeveria nuk kanq qenë vetëm me ish ministrin.

Atij, gjatë këtij aktiviteti i ka mbetur kujtim edhe një foto me Edi Ramën që atëherë ndërmori inisiativën për të kthyer ajkën e mjekëve në Shqipëri. Në fakt u kthye vetëm Rrapaj që do përfitonte nga taksat e shqiptarëve. Edhe pasi koncensioni iu dha Investital LLC, ku ai zotëronte 40%, problemet nuk mbaruan.

Kur koncesioni filloi të aplikohej mjekët vunë alarmin. Ata ankoheshin se kostot ishin shumë të larta dhe kishte shpërdorim, sepse për të përdorur qoftë edhe një vegël të vetme paguhej i gjithë seti i sevrirur nga kompania private që kushtonte mesatarisht 400 mijë lekë. Pra privati i merrte këto para edhe kur behej një heqje e thjeshtë nishani, apo një lindje normale në maternitet, që nuk ka nevojë për shumë pajisje. Se sa absurde ishte kjo situatë e paraqiti thjeshtë kirurgu Artan Koni, që në kuadër të Nisma Thurrje qe nga të parët, që e denoncoi këtë koncesion në SPAK.

Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin

Ai atëhere jepte një shembull të thjeshtë. Nëse një kirurg paguhet në shtet për një operacion afërsisht 15 euro, veglat që përdor kushtojnë afërsisht dhjetë fish me tepër. në bazë të llogarive të tij, nëse sterilizimi do bëhej nga vetë spitalet shteti do paguante në dhjetë vjet vetëm atë që i jep kompanisë së Ilir Rrapajt në një vit. Aq të mëdha u bënë kostot e këtij konçensioni grabitës, sa në një moment Ministria e Shëndetësisë i kërkoi kirurgëve të planifikonin operacionet dhe të ulnin numrin e tyre duke i vënë mjekët në presion që të mos vendosnin të lirë për fatin e pacientëve.

Shumë kirurgë iu kthyen në klandestinitet metodave të vjetra duke sterilizuar paisjet në autoklavat e dikurshme të spitaleve. Natyrisht kësaj shifre që po rëndonte në mënyrë marramendëse mbi buxhetin dhe që e kishte kundërshtuar pikërisht për këtë arsye edhe ish ministri i Financave Shkëlqim Cani, rilindasit i përgjigjeshin me argumeta estetikë.

Edi Rama u paraqit në emisionin “Të Paekspozuarit” përballë Ylli Rakipit duke dashur të infuencojë publikun me një set të lashtë veglash operatore, duke dashur të nënvizojë faktin se ku kemi qenë, dhe sa larg kemi shkuar.


Edhe njëri nga antarët e komisionit të tenderit, që sot është kufizuar me detyrim paraqitje nga SPAK, rektori i Mjekësisë, Arben Gjata, kur u pyet për kostot marramendëse që po shkaktonte ky koncesion iu përgjigj agjensisë Birn: “Të krahasosh kushtet me të cilat operojmë sot, me ato që kishim para dhënies me koncension të sterilizimit, është njësoj si të kesh një supermakinë e të thuash se gazi ‘69 i kohës së Enverit ishte më i mirë se harxhonte pak”.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera iu dhane privatit në fund të mandatit te pare

Por ndërkohë që rilindasit bënin propogandë, kostot fluturonin. Që në vitet e para buxheti rëndohej me 3 milionë euro më shumë sesa parashikimi.  Dhe e gjitha kjo u bë në emër të filozofisë së PPP-ve që sipas qeverisë Rama, do rrisnin shërbimet duke kursyer. Kjo u bë për t’i dhënë një koncesion një emigranii të panjohur, që Edi Rama dhe Ilir Beqja e kishin njohur më parë. Kjo u bë ndonëse ish Ministri i Financave, Shkëlqim Cani paralajmëroi për rrezikun e rritjes së kostove. Kjo u bë ndonëse kompania konkurente i denoncoi parregullsitë e garës. Kjo u bë duke i falur kompanisë së Ilir Rrapajt edhe stacionin modern të sterilizimit te Nënë tereza për të cilin shteti shqiptar pati paguar 17 milionë lekë. Pra qëllime e këtij koncesioni janë të qarta. Pyetja e vetme që mbetet është: Deri ku do ketë guxim të shkojë SPAK?

©Lapsi.al



33 Comments

    1. I paemër i orës 15:35 , nuk të uroj të operohesh që të shohësh e provosh kushtet me të cilat operohen sot të sëmurët në spitalet publik shtetëror, se po të ra fati , më pas (në se do të jesh gjallë , larg teje qoftë , dhe nëse do të jesh në gjendje për të gjetur zgjidhje ) do të shohim në se do të bësh të njëjtat komente duke mbështetur barkfryrin Gjata , apo do të vërtetosh korrupsionin e denoncosh për dënim ?

      1. Po ti i ores 17.41 ,a ke pyetur ndonjeher kur te vjen radha per tu operuar???.Sa operacione ja shtyre se nuk kan pasur mik si puna jote???
        Dhe kjo per shkak se duke kushtuar shtrenjt PPP, operacionet shtyheshin dhe detyrohesh te shkosh te pruvati.
        Po te beje pagesen radha ofrohesh menjeher o ripjells.
        Pse po i bene me pagese nderhyrjet Palikari rama kur ne i paguajn sigurimet shendetesore, ” kjo eshte shendetesia falas ” qe te rruaj leket Rrjepsi me Beqajn.
        Pse per disa pacient ka para nga ISSh dhe disa te tjere fukarenj kerkojn ndihme nga donatore????
        Pse PPP ishte 9 mil euro ne vit dhe shkoj 13 mil euro????.
        Boll me lloqe o koqe i ripjelljes kur ta provosh bythen te paguash leket te privati se shteti jot te vjedhe sigurimet shendetesor ather bej lloqe kavaje 🤮🤮🤮. Turp te mbrosh hajdutet w pa ngopur.

        1. O idjot i orës 9:54 , lexoje me syze që të kuptosh , se pikërisht për shëndetësinë “falas” të krimrilindjes të flas , ku të sëmurët torturohen jo vetëm ekonomikisht , por njerëzisht dhe psikologjikisht .

  1. SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e bashkisë pasi shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë.Bardhi e hengri tullin,salihu ben Llaxoren i lire

    1. Ne fakt eshte e njejta gje: si t´iu shperndash ushqime njerezve, si t´i vjedhesh miliarda nepermjet koncesioneve korruptive. Juve nuk iu funkionon logjika, komplet out.

      1. Ajo që nuk kuptohet, është përse Berisha e përfshiu dhe Ilir Metën në këtë histori dhe përse ngatërroi kohët e historisë së Ilir Metës me Tom Doshin.

        Aq më tepër që vetë Berisha e ka akuzuar Metën për këtë histori, ndërsa tani thotë se është sajesë e McGonigal.Llazoxorja maloke salih karaxhic berisha sot mbas disa kohesh permendi dhe metaj ilir,por me disa ngatarresa te qellimshme per te treguar largimin nga metaj,Spak i ka futur ne hall te madh keta spiuna salih metaj

  2. Analize e sakte.

    Rama mbetet kryhajduti i ketij vendi dhe ashtu do hyj ne librat e historise.

    Sa per Ministrat apo biznesmenet e tipit edhe Vilma Nushi aty perfundofshin ne burg, vetem duhet hapur nje i ri se nuk do kete vend per te gjithe.

  3. Vilma eshte kusherire e Edi Rames thone. Beqaj ka vjedhur % e vet, ky lilua nga Italia po ashtu s’besoj se ka marre me shume se 2 – 3 milion euro dhe parate i ka kullufitur ai, i gjati ine qe nuk ngopet! Eshte shume e thjeshte, me takimin e PS qe beri perpara ne barkun e inceneratorit te EL, me mbrojtjen qe i beri ketij koncesioni te sterilizimi, me grabitje pronash publike ku edhe kala e Porto Palermo do behet kazino per Edi Ramen, besoj se Altin Dumani po te doje te behet hero kombetar si prokurori qe arrestoi KM ne Kroaci e ka te kollajte rrugen!

  4. PS,Rama ,lali Eri 95 deputete ne 2025.Sali beleri ,lyl qadra,likja dhe analistat e saliut 30 deputete.Arlindi dhe partite e reja 15

    1. Edhe mund te ndodhe keshtu (me shume gjasa jo sepse deri ne 2025 rama dhe Veliaj do jene duke i bere masazh njeri tjetrit te 302). Por ti pse gezohesh, cfare fiton. Nese nuk je bashkeautor ne keto vjedhje, patronazhist qe ke kapur nje vend pune te pamerituar, trafikant qe te lene te punosh rehat apo ndonje perfitues tenderash, atehere je nje i vjedhur si gjithe ne te tjeret. Atehere pse gezohesh? Si ai qe po i fusnin kastravecin ne b…. dhe qeshte nga kenaqesia se po te njejten gje do i benin edhe shokut qe kishte inat (ne rastin tend Saliut, se shoke jane mos u bej merak)

      1. I nderuer 14.35 mami jot gezohet jashte mase kur shijon kastravecin tim dhe ajo mund ta tregoje se pse gezohem dhe ta

    2. Nuk ke llogarit Tiren.
      Do fillosh ti hash mutin.
      Seshenka gjinushi i qi motren gruas, prandaj eshte akademik.

  5. Po vazhdoi keshtu qeveria Rama 1 dhe 2 do i bejne mbledhjet te burgu i Kiplikut, bashke me grupin parlamentar dhe kryetaret e bashkive. Por nuk besoj pasi mesa duket SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe ka marre urdher te godasi vetem zyrtare te rangut te dyte. Perndryshe nuk ka se si te mos arrestohet Beqaj per kete koncension dhe ate te check up. Cdo njeri profesionist i fushes e kupton se kete jane vjedhje ne grup me regji qendrore dhe nuk kane pasur as impaktin me minimal ne rritjen e cilesise se sherbimit mjekesor.

  6. Ku qëndron vjedhja ????????????????????????????????
    Vjedhja qendronte ne koken e palloshit para se ai te vinte ne pushtet .
    Ai kishte nje ide fikse , vidh , grabit e perseri vidh sa me shume.
    Ku qëndron vjedhja ?
    Mori nje copen e mishit me dy sy muratori dhe e vuri te sterilizoj betonierte e tij .
    Varja ne litar eshte shume pak per kete kurven e gjate .

    1. ky monster jevgjito-mavi,vuan nga mania e vervarjes.nuk i lene asnje litar afer sepse perfundon si miku i tij i psikiatrise,

  7. E verteta eshte qe qeveria Rama eshte me e paafta qe ka pasur ky vend qe prej 1912. Nje qeveri e ndertuar mbi parimin e Luigjit te XIV se “ligji jam une”, duke shkelur cdo norme ligjore e kushtetuese, nje rrumpalle dhe anarshi organizative ne sherbim te egos se nje njeriu te vetem qe deshiron te lere gjurme ne histori si themelues i shqiperise moderne, por qe ne te vertete do mbahet mend si varrmihesi i shtetit shqiptar ne te gjitha drejtimet. Nuk beri dot as ligje, as drejtesi. As rend, as qetesi. As rruge, as ekonomi. As arsim, as shendetesi. Deshtim total si gjithe jeta e tij, personale dhe profesionale. Sepse ne fund fare eshte vetem nje deshtak psikopat, delirant narcist i semure dhe asgje tjeter. Edhe pak hajdut ne fund (ndonese duhet pranuar se hajdutet me te medhenj jane ata qe i vijne rrotull)

  8. Nuk behet fjale se ku qendron vjedhja por a erdhi ne pushtet i gjati ine me fiksimin e vetem per te vjedhur e grabitur me çdo menyre dhe mjet te mirat materiale te ketij vendi ? Une them se po , ideja e vetme e premtimeve utopike te te gjatit tone ishte grabitja e shtetit dhe e Shqiptareve .
    Ashtu si menderja e nje prostitute qe i shkon ofertuesit me te pare , ashtu edhe ti o i gjati ine e shite Shqiperine tek grabitesi me i pare . Dhe grabitesi i pare dhe i vetem je ti o i gjati ine . Le te deneohen te gjithe , nese nuk denohesh ti ky vend nuk ka per te gjetur paqe asnjehere .

  9. Edo ec perpara,qente e saliut le te lehin.1 milion shuplakat do zgjedhin mbi 95 deputete per PS.Nderkohe SPAK do spadstroje gjithe mbeturinat qe kane vjedhur Shqiperine nga 1990 deri sot

    1. Banda e qenve të SPAK , që bëjnë sikur …. , por që vetëm atij , qenit të tërbuar në krye të çdo bande , kryem(utit)inistrit , as nuk guxojnë t’i afrohen për ti treguar se sa ka bërë dhe ku e ka vendin. Pikërisht, prandaj i zgjodhi një për një e me “cen” qent çalaman të bandës SKAP , që të mos munden të ecin , për t’i patur në dorë , ti komandoj si do ai , mbasi e dinte që do të vinte kjo ditë , aq shumë sa është i zhytur në llumin e vjedhjeve , xhvatjeve , katastrofës dhe shkatërrimit me plan të këtij vendi . Por sot në moment më kriti për vendin shqiptarët ti thërresin mëndjes , të marrin fatet e tyre në dorë duke menduar se më mirë një fund me dhimbje se sa një dhimbje pa fund drejt bërjes si komb me bandën e krimrilindjes dhe kryekriminelin e këtij vendi 10 vjet në pushtet .

    2. Ke te drejte plotesisht! Nje milion shuplaka do i mbledhin prape se me milionat qe kane vjedhur ua mbushin kollaj mendjen hajduteve te vegjel driteshkurter qe jane afersisht gjysma e popullit skiptar. Dhe ju befte mire lengu qe I gjati ju servir cdo dite, se e meritoni, madje meritoni akoma me pak, popull pa shtylle kurrizore, pa parime dhe pa deshira.

  10. Pergjigja me te sakte se kjo “Të krahasosh kushtet me të cilat operojmë sot, me ato që kishim para dhënies me koncension të sterilizimit, është njësoj si të kesh një supermakinë e të thuash se gazi ‘69 i kohës së Enverit ishte më i mirë se harxhonte pak”. nuk ka, e thene nga Arben Gjata. Gjithe artikulli eshte i bazur vetem me fjalen e nje doktori, kur ka me mijra doktor qe e perdorin mjetet dhe mjafton ti pyesesh…kjo sa i perket cilesise se koncesionit. Ne se ka korrupsion, le te vertetohet dhe te denohet.

  11. Pyetjes se deri ku do shkojë Spak do t’i përgjigjem se deri ku do t’a lejojë Rama. Është për t’u habitur se Rama e ka marrë rrugën e m…t dhe me skandalin Macgonigal dhe akoma s’kanë guxim t’a procedojnë.Nuk e kuptojnë që me këtë sjellje që bëjnë do t’u kthehet në boomerang.Po të veprojnë vendosmërisht në hetime duke kryqëzuar Ramën do t’i bëjnë një shërbim të madh vëndit i zhytur nga ai në shkatërrim dhe i kthyer me monizëm.

  12. Kreu i Rithemelimit duke komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e McGinigal në Washington, ka kërkuar që SPAK të hetojë “nongratën” e tij nga SHBA, pasi ajo është realizuar me informacione të ish-drejtuesit të FBI, të paguara nga Edi Rama.

    Kujtojmë se Berisha më herët pikërisht për këtë çështje kishte akuzuar Soros, kurse sot akuzat i ka devijuar te McGonigal.

  13. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

  14. Nëse do të kishim dëshirën për të “sterilizuar” qeverisjen në Shqipëri , nga korrupsioni masiv , vjedhjet e pronave , shpërdorimin e qindra milionë eurove të taksave të qytetarëve e kanabizimi total, mediat duhej të nxirnin nga arkivat e tyre deklaratat e herëshme të kryeministrit karagjoz.
    Duke bërë këtë, lexuesit do të mernin vesh se dardhat e hajdutllëkut e korrupsionit ja kanë rrëmbyer atij pas shpinës të emëruarit prej tij, apo i ka përlarë vetë e si të gjithë hajdutët thërret :”kapeni hajdutin”
    Le ta nisim me ish ministrin e parë të mbrendshëm të Ramës, Sajmir Tahiri.
    Besoj ju kujtohet të gjithëve që ai e bënte ate hero të qeverisjes së tij, e më të mirin e ministrave.
    Këto deklarata të tij për Tahirin ai i ka bërë publike në mediat e besoj ato i kanë ruajtur ne arkivat e tyre.
    Po shohim se këto ditët e fundit është rikthyer në vëmëndje për publikun skandali i vjetër i abuzimit me koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjike, pasi SPAK ka arrestuar nja 8 copë abuzues, duke paralajmëruar edhe arrestimin edhe të dy ish ministrave të tjerë socialistë, ate të financave e të shëndetësisë.
    Sapo pashë në media të shkruhej e flitej për këtë skandal, më erdhën në kujtesë menjëherë daljet publike të Ramës në televizione duke i bërë reklamë e propogandë këtij koncesioni.
    Kush i ka parë , është habitur me “dijet” e tij të shumta për instrumentat kirurgjikale e premtimin se pas atij konçesioni, nga pavionet kirurgjike të spitaleve shqiptare, nuk do të dilte më asnjë pacient i infektuar nga ato instrumenta.
    Për kujtesë, veç ridhënies së këtyre videove të tij propogandistike për publikun, mediat do të bënin mirë që tja dërgonin edhe prokurorëve të SPAK-ut.
    Ndërkaq , skandali më i bujshëm i abuzimeve të kësaj qeverie, është padyshim historia e inceneratorëve.
    Më kujtohet se në TV kam parë një takim të kokëministrit në një lokal të një kapobandeje të trafikut të drogës në Elbasan, ku pas tij shiheshin “investitorët” e “djegësve”, Zoto e Gugalja për të cilët ai betohej se nuk i njihte, e ku “inaguroi” ate vjedhje të madhe.
    Ritransmetojeni ate video e krahasojeni me deklaratat e sotme për hajdutët e inceneratorëve , që nga zv.kryeministri Ahmetaj që ja paskan rrëmbyer dardhat pas shpine.
    Risillni në ekrane edhe videon e neveritëshme, ku Rama me Terin, të dy gjysëm të dehur, i bënin thirrje Nasip Naços që tju bashkohej në punët e tyre të pista.
    Rama është një maniak fjalimesh e ekranet e televizioneve shqiptare janë të mbushura me mijëra orë të fjalimeve të tij .
    Nëse do të analizohen me kujdes duke i krahasuar deklaratat e tij publike, do tëgjeni pa dyshim me qindra deklarata të kundërta me njera tjetrën.
    Është një karakteristikë kjo e llapazanëve të pandreqshëm që ate çfarë thonë sot, harojnë dhe e mohojnë të nesërmen.

  15. Kreu I qelbesirave, I biri I kriminelit Kristaq dhe nipi I kriminelit Spiro Koleka, arixhiu ulur ne karrigen e kryeministrit, Edvin Droga, do ARRESTOHET se shpejti! Nuk ka akrobaci e numra cirku qe e shpeton kete monster nga biruca e burgut!!!

  16. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë, ndonjë qeveri nuk është hetuar në çdo qelizë të saj, se sa qeveria që votoi reformën në drejtësi në këtë vend.

    Në këto kushte opozita e dyshes Berisha- Meta, e cila ka qenë hezituesja dhe opozitarja më e madhe e kësaj reforme, sot duhet ta përshëndeste dhe ndoshta të reflektonte, duke kërkuar ndjesë për gjithë baltën që kanë hedhur mbi SPAK dhe reformën në drejtësi.Ty maloku shpellkar te ka thene salihu per kete arrestim,besoj

    1. Pirdh, pirdh , se lirohesh nga droga që të ka guxuar kryedrogaxhiu hajdut , Edi , siç e përkëdhelin patrona-drogët .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *