• |
ide | kryesore

Reagimi/ Ku fut ujë alibia e Beqajt për udhëtimet me Ilir Rrapajn

Arkiva, Kryesore, Lajme



I vënë nën hetim nga një ndërhyrje e posacme e gjyqtarit që kishte vënë re se prokurorët e SPAK kishin “harruar” të kryenin disa veprime hetimore, Ilir Beqaj ka dalë me një alibi publike për udhëtimet e tij me biznesmenët, të cilëve u dha 100 milion euro PPP nga paratë e taksapaguesve.

Një nga pikat më domethënëse në dosjen e sterilizimit qenë udhëtimet e Ilir Beqajt jashtë vendit me Ilir Rrapajn. Ato nisin që në vitin 2013, kur socialistët sapo kishin ardhur në pushtet dhe Beqaj sapo ishte emëruar ministër shëndetësie.

Ilir Rrapaj, ministri Ilir Beqaj dhe z/ministri Klodian Rrjepaj, më dt. 19 Dhjetor 2013, gjatë vizitës zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë në Rajonin e Peruxhias, Itali.
Ilir Rrapaj, ministri Ilir Beqaj dhe z/ministri Klodian Rrjepaj, më dt. 19 Dhjetor 2013, gjatë vizitës zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë në Rajonin e Peruxhias, Itali.

Në foton më lart janë dy të arrestuarit për PPP e sterilizimit, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj, bashkë me ish ministrin Ilir Beqaj, në një vizitë në Periuxha në vitin 2013.

Lexo edhe: SPAK e fali/ Si e gënjeu Ilir Beqja gazetarin për njohjen me Ilir Rrapajn

Lexo edhe: Arrestimet / Arti i Rilindjes, estetizimi i grabitjes

Lexo edhe: Rama mirënjohës me SPAK që nuk arrestoi Ilir Beqen

Në thelb të marrëdhënies ka qenë afera 100 milion euro e sterilizmit të instrumentave kirurgjikalë, që Beqaj e ka “bekuar” me firmën e tij si Ministër i Shëndetësisë. Nga dosja e SPAK, kuptohet se miqësia ka vazhduar të paktën deri në vitin 2018, pra 5 vite më pas, e provuar kjo nga udhëtimet e përbashkëta jashtë vendit.

Sipas dosjes së SPAK, udhëtimet jashtë vendit të Ilir Beqes janë disa, si me Admir Dacën që ka firmosur kontratën, ashtu edhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, që me 1 mijë euro kapital arriti të “fusë në xhep” pjesën e luanit në 100 milion euro PPP.

Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016 në orën 14:15 dhe 14:06. Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit, konkretisht kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas në datën 23.05.2017, përkatësisht në orën 23:32 dhe 23:35 si dhe hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë me makinë në datën 13.03.2018 në orën 18:09 dhe 18:10”, ka zbuluar SPAK.

Një tjetër detaj që tregon për një marrëdhënie të ngushtë mes Beqes dhe biznesmenëve ishte lënia në përdorim e makinës së ministrit, ku dhëtonte biznesmeni Rrapaj dhe zv.ministri Klodian Rrjepaj.

Në dosjen e prokurorisë është gjetur pas verifikimeve se “shtetasi Ilir Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar nga shoferi i zëvendës ministrit të Shëndetësisë. Ky shtetas ka udhëtuar gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”.

Por Beqaj ka një shpjegim krejt tjetër për udhëtimet e përbashkëta jashtë vendit me biznesmenët që përfituan paratë e PPP.

Sipas tij është normale të ndodhin udhëtime të tilla.

Së fundmi dicka lidhur me udhëtimet e mija jashtë shtetit me “miqtë” e mi Umbro Staccini e Ilir Rrapaj. I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detyrës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë. Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me siparmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta.

Të udhëtosh Tiranë – Romë apo Romë – Tiranë si dhe Tiranë – Vjenë apo Vjenë Tiranë është gjëja më normale nëse do të udhëtosh nga Tirana për në Europë apo për në botë. Këto janë rrugët ajrore të Shqipërisë (në atë kohë nuk ishte ëizzair). Mund të qëlloj që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi.

Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E ka njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën. Unë vetë kam fluturar për në Vjenë për një vizitë pune në ANEA (Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara). Bëni një këkrim “ilir beqaj në ANEA” në Google dhe ju del lajmi i asaj vizite. Pse kam qënë dhe me kë kam qënë. Por po e ripostoj. Në maj 2017 nuk kam udhëtuar jashtë shtetit sepse kam qënë në qarkun e Dibrës në fushatë elektorale” shkruan Ilir Beqja, në sqarimin e tij.

Në fakt, ky është një shpjegim i thjeshtëzuar i situatës. Sepse udhëtimet jashtë vendit para dhe pas firmosjes së kontratës së sterilizmit, e vendosin Beqajn në një pozicion kompromentues.

Duhet thënë se ishte Ilir Beqaj që firmosi hapjen e procedurës për PPP e sterilizimit. Ishte po ai që firmosi sistemin e pikëzimit që renditi të parën bashkimin e kompanive ku ishin Ilir Rrapaj dhe Umbro Staccini. Ishte po Ilir Beqaj që firmosi kontratën me Admir Dacën.

Tani që janë zbuluar udhëtimet me këta persona, ankesat e kompanive se gara për PPP ishte e padrejtë marrin një rëndësi tjetër. Përveç kësaj, është provuar se kompania e Ilir Rrapajt ishte e themeluar dy muaj para zhvillimit të garës për PPP të sterilizmit. Nuk kishte asnjë eksperiencë në fushën përkatëse dhe Ilir Rrapaj kishte një kapital vetëm 1 mijë euro, megjithëse kishte pjesën më të madhe të përqindjes në përfitimin e parave.

Duke marrë parasysh këto, lindin natyrshëm pyetjet: A ishte Beqaj pjesë e skemës së manipulimit të garës për t’ia dhënë 100 milion euro PPP miqve të tij? Nëse gara ka qenë problematike, gjë për të cilën u arrestuan Rrapaj dhe Rrjepaj, përse nuk është mbajtur përgjegjës njeriu që ka firmosur procedurën nga nisja në përfundiim të saj? A është normale që ministri të udhëtojë me biznesmenët të cilëve u kalon dhjetëra milion euro me PPP?

Rrjepaj dhe Rrapaj mbetën në burg këtë të enjte. Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”. 6 ish-zyrtarë të tjerë që kanë firmosur për PPP po hetohen në gjendje të  lirë.

I vetmi për të cilin nuk u firmos një masë arresti ishte Ilir Beqja, ish-ministri i shëndetësisë që me firmën e tij mban peshën kryesore të PPP.

Dokumentat tregojnë se u desh ndërhyrja e gjyqtarit Erion Bani që i sugjeroi prokurorit nisjen e hetimeve. Përndryshe prokurori do të pushonte çështjen për të./Lapsi.al

 Reagimi i plotë:

Prej disa ditësh opinioni publik e ka vëmendjen kryesore te e ashtuquajtura afere e “sterilizimit”.

Duke qënë se çështja është ende në hetim e gjykim nuk e parë të udhës të shprehem publikisht. Aq më tepër që kam marrë vesh nga media që gjyqtari ka kërkuar që të hetohem edhe unë. Por për çfarë po i oforhet publikut ndjej se duhet informoj për disa gjëra që në fakt janë përsëritje të atyre gjërave që kam thënë në publik në vite.

Nuk është fjala për një koncesion. Nuk është një drejtë apo e mirë publike që iu dha një privati për ta shfrytëzzuar për të bërë biznes për qëlllime të tij.

Eshtë një patneritet publik – privat ku një operator privat (në këtë rast një bashkim operatorësh privatë) kontrakohet që të ofrojë një shërbim që shteti duhet ta kryejë për qytetarët e vet.

Kontrata nuk përbën thjesht dhe vetëm vënine në punë të një centrali sterilzimi në QSUT.

Kontrata i kërkon një operatori privat që për të gjithë sallat operatore në Shqipëri ku shërbejnë çdo ditë rreth 430 kirurgë të ofrohet për çdo ndërhyrje kirurgjikae një set instrumenatsh kirurgjikalë i personalizuar sipas asaj klase dhe tipi ndërhyrje kirurgjikale STERILË, një set me veshje njëpërdorimësh të tipit TNT për shtratin operator dhe trupën mjekësore, dezisfektimi i sallës së operacionit dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme që krijohen nga veshjet që përdoren dhe përpunimi i tyre në mbetje urbane të parrezikshme. I janë dhënë një operatori të vetëm për të patur vetëm një PËREGJEGJËS për rrezikun e infeksionit spitalor.

Zbatimi i sukseshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeskioni spitalor dhe të ulet me tëpaktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.

Nuk ëshët vetëm centrali I QSUT-së, por një rrjet centralesh që ka atë të QSUT-së si primar.

Kontrata ka furnzuar të gjithë kirurgjinë shqiptare me më shumë se 100 mijë instrumenta kirugjikal të rinj e modernë.

Në shtator 2013 kur unë kam marrë detyrën e Ministrit, vendimi që sterlizimi në QSUT do të kryhej jashtë sallave të opereacionit ishte marrë prej vitesh. Në spitalin e ri të ndërtuar në 2009 me konsulence të marrë nëpërmjet Bankës së Këshillit të Europës ishte lënë në katet nëntokë një mjedis për të instaluar një central, ndërsa po prej disa vitesh ishte blerë një central. Nuk ishte inaguruar sepse të inagurohet do të thotë të fillojë punë. Nuk ishte vënë ndonjë herë në punë dhe në shtator 2013 pajisjet kishin dalë edhe nga periudha e garancisë.

Për zbatimin e kontratës kontraktori ka të punësuar rreth 250 vetë nga të cilat në centralin e QSUT-së janë vetëm 30 vetë. Kjo dëshmon se kontrata merr përsipër shumë më tepër sesa vënia në punë e centralit. Por përveç vënies në punë të centralit, nuk ishte parashikuar se si do të shkonin instrumenta sterilë nga godina e centralit në kirurgjinë pedriatrike, në neurokirurgji, kardiokirurgji, në kirurgjinë onokologjike etj. Për atje kalohet nga ambjentet e jashtme QSUT. Kush do i transportonte dhe me se do i transportonte pa cënuar sterilitetin e instrumentave kirurgjikalë. Kush do I kthente përsëri në central për sterilizuar t’I rishtaz.

Meqënse se po thuhet se centrali i sterlizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transprtotonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali I Traumës, tek seicili nga dy maternitetet, tek spitali Shefqet Ndroqi. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përqëri në central për t’u sterilizuar rishtaz. Nga zbatimi i kontratës rezulton se vetëm në QSUT Vetëm në QSUT, përdoren 935 kontenierë për instrumenta, 22 tavolina lëvizëse dhe 80 dollapë për depozitimin e kontenierëve të set-eve pranë depozitave të çdo salle operatore. Në të gjithë vendin janë 3500 kontenierë instrumentash, 53 tavolina lëvizëse dhe 190 dollapë.

Meqënse se po thuhet se centrali i sterlizimit i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit etj, etj. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përqëri në central për t’u sterilizuar rishtaz.

Kush do i përballonte shpeznimet e këtij sterilzimi dhe trasporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Spitalet në Shqipëri nuk janë realtete ekonomikë që ofrojnë shërbime për spitale të tjerë.

Prandaj ishte e nevojshme një Operator i vetëm.

Në vitin 2014 nuk i kishim as dijet, as njohuritë dhe as paratë për ta bërë vetëm një sipërmarrje të tillë. Në vitin 2014 qëllimi kryesor ishte ndalimii rrënimit të asaj çfarë gjetëm dhe shlyrja e 40 milionë USD borxhe të trashëguara nga qeverisja e mëparshme.

Siç e thashë edhe më lart, janë të punësuar rreth 250 vetë. Vetëm shpenzimet e shpërblimit të tyre kushtojnë rreth 250 milionë lekë në vit. Dhe nëse shërbehen rreth 60 mijë operacione më vit, rezulton që vetëm shpenzime personeli për një ndërhyrje kirurgjikale janë reth 4 mijë lek.

Megjithatë më mirë se vetë mjekët askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare.

Në vijim janë dëshmitë e disa mjekëve të nderuar e të respektuar. I kërkoj ndjesë që po i përdor pa lejen e tyre por gjenden lirshëm nëse kërkon në Google. Po i ripostoj në vijim të këtij shënimi.

Dhe së fundmi dicka lidhur me udhëtimet e mija jashtështetit me “miqtë” e mi Umbro Staccini e Ilir Rrapaj. I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detysës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë. Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me siparmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta.

Të udhëtosh Tiranë – Romë apo Romë – Tiranë si dhe Tiranë – Vjenë apo Vjenë Tiranë është gjëja më normale nëse do të udhëtosh nga Tirana për në Europë apo për në botë. Këto janë rrugët ajrore të Shqipërisë (në atë kohë nuk ishte Wizzair). Mund të qëlloj që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi.

Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E ka njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën. Unë vetë kam fluturar për në Vjenë për një vizitë pune në ANEA (Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara). Bëni një këkrim “ilir beqaj në ANEA” në Google dhe ju del lajmi i asaj vizite. Pse kam qënë dhe me kë kam qënë. Por po e ripostoj.

Në maj 2017 nuk kam udhëtuar jashtë shtetit sepse kam qënë në qarkun e Dibrës në fushatë elektorale.



11 Comments

  1. Sikur po i afrohet sadopak kupolës së krimit ajo pak drejtësi që është te ne. Po të vazhdoni më lart i gjithë sekti i Rivdekjes përfundon në hekura.

    Përgëzime grupit hetimor! Paçi Zotin me vete!

    1. Gjithashtu bravo lapsit që boton bëmat hajdutësore të këtyre fytyrave të poshtra, që e kanë hëngër turpin me bukë! Njerzit po vdesin për bukë, këta rrjepin edhe atë pak lëkurë që ka ngelur.

      Piranjat janë paqësore para këtyre, po karma do ju vij nga prapa në ferr e më tutje.

      Ju lumtë çuna e gocat e lapsit!!

    2. Ëuu ! I morën 100 milion euro, ë !
      Kushedi çfarë kanë bërë me ato 100 milion.
      Se me të ngrënë e me të dhjerë nuk i prishin dot 100 milion euro.
      Po nja 50 milion ja kanë dhënë dashnoreve, 25 milion fëmijëve dhe 25 i kanë prishur vetë.
      Ec aty, ta marrsha…!

  2. Ah o Shqipni e tallavas se korrupsionit, kokës krimit dhe pislliqeve. Kurr nuk bëhet ai vend. Do e shijojnë kalamjt e klasë politike 32 vite,

  3. Nëse problemi i vetëm i kësaj PPP është pse nuk kanë gjetur një kopje të origjinalit dhe në Ministri të Shëndetësisë, nuk qenka keq puna. Jo vetëm që nuk është prishje provash siç është zhdukja e serverit më 21 Janar apo fshirja e fishekëve, por është komplet provë origjinale në duart e SPAK.Bllofi i radhes se salihut dhe mediave qe ai paguan miliona euro ne vit

  4. për t’u gjendur para një befasie të re të politikës, kur shefi i Foltores mori në mbrojtje shefin e qeverisë, për të hedhur gunën e fajit mbi kryetarin e bashkisë, dhe dy të tjerë.

    Pastaj mediat hapën defterët e vjetër të ardhurave të oligarkëve, shikuan se si janë rritur, pikërisht atëherë kur pas tyre qëndronte hija e Shkelzen Berishës, si janë dhjetëfishuar e njëqindfishuar, si shteti, edhe pse e di se kush qëndron pas tyre, përsëri i ka ushqyer, i ka rritur dhe i ka rrahur krahët.

  5. kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës. #sb”, shkruan Berisha. Me ne fund kapo i klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha e tregoje fytyren e vertet si vasal i serbo-grekeve.

  6. Ish-zv.ministri i Jashtëm grek: Beleri nuk është njeri i pafajshëm, ka një histori të errët politike,populli i salihut kapos se klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave do te tregoje qe ka dipllome Kristali,akoma o populli i beson Llaxores kurve serbo greke

  7. Kallezimin ne SPAK e dorezoi PD e Lulit, thjesht e dorezoi, sepse gjasat jane qe hartimin e atij materiali ta kete bere nje dore e kujdesshme anglishtfolese.
    Hetimi i asaj kulle ka gjasa te zbuloje te vetmin rast ne Evrope kur fluksi me i madh opozitar shet lekuren me stil gabi”Klani mafioz Trusti i Geshtenjave qe drejtohet nga salih karaxhic berisha

  8. Ne uje noton teksti (dhe logjika) juaj, o lapsa! 😂

    Beqja argumenton se:

    1) Nuk behet fjale per ‘koncesion’ por per Public and Private Partnership

    2) PPP-ja ishte zgjidhja me e mire (per kohen)

    3) ‘Qendra’ e shumeperfolur e sterilizimit, edhe pas 10 milione eurove te investuara ne te nga qeverite e meparshme (Berisha/Meta) nuk punonte dhe kjo pasi nuk ishte funksionale per nevojat e shendetesise shqiptare

    4) PPP-ja po funksionon si sahat

    5) Udhetimet jashte i fakton me prova si koincidenca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *