• |
ide | kryesore

Rama mirënjohës me SPAK që nuk arrestoi Ilir Beqen

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama dhe Beqja



Faktet tregojnë se Ilir Beqja është i zhytur kokë e këmbë në aferën e koncensionit të sterilizimit, sipas një skeme korrupsioni që nuk e mohon dot më askush. Ishte Ilir Beqja që firmosi hapjen e procedurës për koncensionin 10-vjeçar të serilizimit. Ishte Ilir Beqja që firmosi systemin e pikëzimit, ku shpallet fituese kompania e Ilir Rrapajt, e krijuar dy muaj para se të hynte në garë dhe pa asnjë eksperiencë. Pasi kopsiti letrat, ishte Ilir Beqja që firmosi kontratën, që i jep miqve të tij mbi 100 milion euro.

SPAK e ka të vërtetuar se para dhe pasi firmosi kontratën, Ilir Beqja udhëtoi disa herë jashtë vendit me Ilir Rrjepajn dhe administratorin e “Sani service”, Admir Daca, të cilët ishin përfitues direkt nga koncensioni.

“Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016 në orën 14:15 dhe 14:06. Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit, konkretisht kanë hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas në datën 23.05.2017, përkatësisht në orën 23:32 dhe 23:35 si dhe hyrje në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Morinë me makinë në datën 13.03.2018 në orën 18:09 dhe 18:10”, ka zbuluar SPAK.

Po ashtu prokurorët kanë konstatuar se “shtetasi Ilir Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar nga shoferi i zëvendës ministrit të Shëndetësisë. Ky shtetas ka udhëtuar gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”.

Praktikisht, Beqja me grupin e biznesmenëve që fitoi sterilizimin e instrumentave mjekësorë kishin krijuar një marrëdhënie të ngushtë. Ndërsa shteti disbursonte milionat e eurove, këta bënin udhëtime të gjithë bashkë jashtë vendit.

E çuditshme është që pasi ka zbuluar këto lidhje të pamohueshme mes ministrit dhe biznesmenëve, prokurori i SPAK, Edvin Kondili ka preferuar të mos e ngacmojë Ilir Beqën. Ndërsa ka firmosur urdhër-arrestet për ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, prokurori nuk ka guxuar të bëjë të njëjtën gjë për shefin e tyre, Ilir Beqen.

Dokumentat tregojnë se u desh ndërhyrja e gjyqtarit Erion Bani që për Ilir Beqën të nisin hetimet, përndryshe prokurori as nuk do ta merrte në hetim, por do të pushonte çështjen për të. Por, kur pa se në dosje kishte prova të mjaftueshme që implikonin dy ish-ministrat Beqja dhe Cani, gjyqtari e ka kthyer dosjen mbrapsht duke i detyruar prokurorët të nisin hetimet edhe për ta.

Pra dryshe nga rastet e tjera, kur SPAK ka guxuar, duke bërë disa goditje të forta pranë njerëzve me pushtet, kësaj radhe, prokurori Edvin Kondili ka bërë një hap pas.

Rezistenca e Ramës për të mos e lëshuar Beqen

Kur flitet për Ilir Beqen duhet thënë se ky ndryshon nga të gjithë rrethi i ngushtë i bashkëpuntorëve të Ramës. Nëse për të tjerët, Rama mburret se i lëshon menjëherë në gojën e drejtësisë, për Beqen aktet dhe deklaratat e tij tregojnë të kundërtën.

Kur ka kuptuar se ambasadorët kërkonin ndëshkimin e ish ministrit të shëndetësisë, që ka firmosur disa koncensione korruptive, Rama e emëroi Ilir Beqen kryetar të Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës. Struktura u krijua enksa për menaxhimin e fondeve të huaja.

Dhe për t’i treguar ambasadorëve se Beqja ishte i paprekshëm, Rama e futi atë në një takim të përbashkët, pa e shënuar në axhendë praninë e tij. Por kur Ilir Beqja nisi të flasë, ambasadorja amerikane u çua në mënyrë demonstrative dhe u largua nga salla.

Nervozizmin se po i rrezikohej miku i tij i vjetër, kryeministri Rama e shfaqi edhe kur Ilir Beqja u thirr në SPAK dhe qëndroi për më shumë se 8 orë në një seancë marrjeje në pyetje.

Thirrjes së tij në prokurori i parapriu një sulm kundër prokurorëve të SPAK nga Edi Rama. Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri u ankua se “sharra e SPAK po ha vetëm nga ne” dhe se si “durimi i socialistëve po soset”. Përgjigjen e mori nga Yuri Kim, sipas së cilës “duhet që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të mos thonë drejtësia futi anën time në burg”.

Të nesërmen Rama u tha gazetarëve “mua nuk më jep leksione askush për ndërhyrje, as shqip, as anglisht, as frengjisht”.

Prokurori Kondili, i preferuari i Ramës për drejtimin e SPAK

Dihet tani se një konflikt i heshtur, por i ethshëm u konsumua mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, për emërimin e kreut të SPAK. I preferuari i ambasadës amerikane ishte Altin Dumani dhe Kim u detyrua të shkojë vetë në mbledhjen e KLP për t’u siguruar se ai do të zgjidhej.

Por kandidatura e eleminuar është ajo e Edvin Kondilit, që ishte prokurori i preferuar nga Edi Rama. është pikërisht prokurori që la jashtë hetimit Ilir Beqën dhe që u detyrua t’i bindet sugjerimit të gjyqtarit Erion Bani për nisjen e hetimit të Beqes.

Siç u pa, Rama nuk kishte asnjë ankesë për mosarrestimin e Ilir Beqajt. Përkundrazi, kryeministri e përgëzoi prokurorin e SPAK për punën e mirë që ka bërë. “Puna e pandërprerë e SPAK-ut dhe GjKKO edhe në gusht meriton respekt e falenderime” u shpreh kryeministri duke kujtuar edhe një herë se SPAK nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e tij.

Miqësia mes Edi Ramës dhe Ilir Beqjas është e hershme. Në rini, të dy kanë luajtur për skuadrën e basketbollit të Dinamos. Beqja ishte prurje ekskluzive e Ramës në Partinë Socialiste, që vazhdoi më pas me zgjedhjen si deputet dhe katapultimin si ministër. Me pak fjalë, të dy njihen prej një jete./Lapsi.al



23 Comments

  1. 12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura, të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij, dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse i vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të Kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre

  2. Dy basketbollista fiasko por edhe dy politikane hajduta, cift i bukur.

    Sa per kete Kondillin do ti vij rradha shume shpejt.

  3. “Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi i pasurisë.

    Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”

  4. PARODI – NAIM FRASHËRI NGA PARAJSA

    Në parajsë kam qëndruar,
    juve në tokë ju kam shikuar,
    dua të di si është Shqipëria,
    e si po sillet me ju qeveria.

    Tirana qënka e zbukuruar,
    plot me kulla qënka shtuar,
    po ku vajti aman ajo balta,
    që më e ëmbël qe se mjalta?

    Pashë që vendi është ndriçuar,
    taracat me depo janë rënduar,
    po akoma nuk keni ujë 24 orë,
    ku pini e kur laheni o të gjorë?

    Gjithandej shoh vetëm beton,
    po pleqëria ku dreqin shkon,
    ku del e me çfarë luan fëmija,
    apo me playstation te shtëpia?

    Tërë ditën muhabet sa të doni,
    qeveria thotë hani, pini e këndoni,
    llogaritë bankare mbushur plot,
    ku i gjeni lekët duke ndënjur kot?

    Krimi kudo kërdinë po bën,
    vrasjet e drogën sheshit i lënë,
    drejtësia porsi e falimentuar,
    rregullat e ligjet s’janë zbatuar!

    Kam parë që rinia po shkollohet,
    e nga Shqipëria po emigrohet,
    se vjedh sa nuk ngopet qeveria,
    shtetin e postet i ka zaptuar partia!

    Por ju lutem, mos u dëshpëroni,
    se nga kjo gjendje do shpëtoni,
    do rilindë me patjetër Shqipëria,
    nga peshkimi,bujqësia e blegtoria!

    Akademia e barinjve do të hapet,
    do keni shkollë profesionale peshkimi,
    rroga 800 mijë lekë nga ju do kapet,
    veterineria do jetë zanat shpëtimi!

    S’po ju flas për Ramën e Sali mavrinë,
    se për ata tash di gjithshka mileti,
    unë merrem vetëm me të vërtetën,
    jo me propagandë e dokrra pushteti!

    Për ju po më qan zemra ime,
    më duket se jetoni si në ferr,
    vazhdoni të rriteni me thërrime,
    e të thoni prapë rroftë shoku Enver!

  5. POSHTË DIKTATORI

    Busti i diktatorit u rrëzua,
    tridhjetë e një vite më parë,
    tërhoqën zvarrë një copë hekurishte,
    me një gëzim të paparë.

    Kujtuan të shkretët se shpëtuan,
    nga partia dhe shoku Enver,
    filloi pluralizmi dhe demokracia,
    me korrupsion e pabarazi përherë.

    Kujtuan shqiptarët se do pasuroheshin,
    e do bëheshin me zotësi kapitalist,
    që të bëheshe milioner kishe dy rrugë,
    ose qeveritar hajdut ose thjesht mallist.

    Në 3 dekada qeveritarët kleptokratë,
    edukuan popullin si të korruptohet,
    e si të paguajnë drejtësinë po u kapën,
    e kështu nga burgu do të mbrohet.

    Por populli ngeli përherë i varfër,
    se ata lart e zhvatën dhe rropën,
    e lanë papunë dhe e emigruan,
    ia vodhën votën e ia bënë gropën.

    Qeveritarët u bënë të paprekshëm,
    vodhën e asnjëherë nuk e pësuan,
    bëjnë si armiq por mbrojnë njeri tjetrin,
    të gjithë popullin hiç nuk e duan.

    Ata duan thjesht skllevër dhe idiotë,
    që iu lëpihen atyre për ca thërrime,
    që ata të mbretërojnë të lumtur,
    kurse populli me halle e hidhërime!

    Median tashmë e kanë blerë,
    e kanë kapur dhe e manipulojnë,
    debate shterpë me “mercenarë”,
    me sondazhe koti që publikojnë.

    Në media nuk thuhet e vërteta,
    por përherë i sillet veç vërdallë,
    sorrollaten kot me orë të tëra,
    e bëjnë popullin e gjorë për budall!

    Tani dhe vlerat nuk janë si më parë,
    ato na i tregon Big Brotheri e televizori,
    “VIPa” që kyçen në atë shtëpi të vëzhguar,
    hanë qyl, e zihen çmimin kush do e morri!

    Gjithshka për para apo për famë,
    apo për një vend pune si modetator,
    kjo është konkurrenca demokratike,
    e qyl-parazitizmit në televizor.

    Dhe populli i shkretë apasionohet,
    kur shikon këta mendon ka shpresë,
    këta janë shembulli si të zgjidhësh hallet,
    e mendon politikës pse mos t’ja dhjesë!

    Big brother është thjesht një teatër,
    mjaft i ngjashëm si një laborator,
    ku liria personale është e komanduar,
    dhe emocionet amplifikohen me zor.

    Nëse liria juaj ka një çmim,
    e mund të bëni teatër duke parazituar,
    nëse jeni intrigantë e llafazanë,
    Big brotheri ka për t’ju “shpëtuar”!

    Mbase jeni thjesht në kërkim,
    të një pune me meritokraci,
    mbase doni një jetë më të mirë,
    e doni përherë të rrini në Shqipëri.

    E nesërmja do jetë një ditë e re,
    dhe ëndrra do keni sa të doni,
    po nuk rrëzuat realisht diktatorët,
    do skllavëroheni ose do emigroni.

  6. POSHTË DIKTATORI

    Busti i diktatorit u rrëzua,
    tridhjetë e dy vite më parë,
    tërhoqën zvarrë një copë hekurishte,
    me një gëzim të paparë.

    Kujtuan të shkretët se shpëtuan,
    nga partia dhe shoku Enver,
    filloi pluralizmi dhe demokracia,
    me korrupsion e pabarazi përherë.

    Kujtuan shqiptarët se do pasuroheshin,
    e do bëheshin me zotësi kapitalist,
    që të bëheshe milioner kishe dy rrugë,
    ose qeveritar hajdut ose thjesht mallist.

    Në 3 dekada qeveritarët kleptokratë,
    edukuan popullin si të korruptohet,
    e si të paguajnë drejtësinë po u kapën,
    e kështu nga burgu do të mbrohet.

    Por populli ngeli përherë i varfër,
    se ata lart e zhvatën dhe rropën,
    e lanë papunë dhe e emigruan,
    ia vodhën votën e ia bënë gropën.

    Qeveritarët u bënë të paprekshëm,
    vodhën e asnjëherë nuk e pësuan,
    bëjnë si armiq por mbrojnë njeri tjetrin,
    të gjithë popullin hiç nuk e duan.

    Ata duan thjesht skllevër dhe idiotë,
    që iu lëpihen atyre për ca thërrime,
    që ata të mbretërojnë të lumtur,
    kurse populli me halle e hidhërime!

    Median tashmë e kanë blerë,
    e kanë kapur dhe e manipulojnë,
    debate shterpë me “mercenarë”,
    me sondazhe koti që publikojnë.

    Në media nuk thuhet e vërteta,
    por përherë i sillet veç vërdallë,
    sorrollaten kot me orë të tëra,
    e bëjnë popullin e gjorë për budall!

    Tani dhe vlerat nuk janë si më parë,
    ato na i tregon Big Brotheri e televizori,
    “VIPa” që kyçen në atë shtëpi të vëzhguar,
    hanë qyl, e zihen çmimin kush do e morri!

    Gjithshka për para apo për famë,
    apo për një vend pune si modetator,
    kjo është konkurrenca demokratike,
    e qyl-parazitizmit në televizor.

    Dhe populli i shkretë apasionohet,
    kur shikon këta mendon ka shpresë,
    këta janë shembulli si të zgjidhësh hallet,
    e mendon politikës pse mos t’ja dhjesë!

    Big brother është thjesht një teatër,
    mjaft i ngjashëm si një laborator,
    ku liria personale është e komanduar,
    dhe emocionet amplifikohen me zor.

    Nëse liria juaj ka një çmim,
    e mund të bëni teatër duke parazituar,
    nëse jeni intrigantë e llafazanë,
    Big brotheri ka për t’ju “shpëtuar”!

    Mbase jeni thjesht në kërkim,
    të një pune me meritokraci,
    mbase doni një jetë më të mirë,
    e doni përherë të rrini në Shqipëri.

    E nesërmja do jetë një ditë e re,
    dhe ëndrra do keni sa të doni,
    po nuk rrëzuat realisht diktatorët,
    do skllavëroheni ose do emigroni.

  7. E mo edhe ju sikur ca beri kondili aman, pse beqaj për burg eshte?!
    Po jo o jo, beqaj ca beri i ziu vodhi disa milionë eça pastaj , sikur vrau njeri……upssss!
    20 mije te vdekur nga kovidi qeund te ish hin shpetuar po te kishte shendetesi falas

    Beqja ska faj ,, fajin e ka saliu për shendetesine se ai e la keq uuuupd por me investime prej miona eurosh që i mori vilma falas

    Epo mja o mja çe keni kapur me beqajn apo e keni me ramen dhe i bini samarit se beqes më kot!

    Kondili bën çi thotë rama dhe ti merni te keqen! Plaçi nga inati!

  8. A nuk është po ky Ilir Beqaj, mik i vjetër i Ramës që Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit për veprime korruptive me bisnesin e tij duke përfituar si deputet ?
    A nuk është po ky farë iliri biri i Hamit Beqës profesorit të marksizmit që i thurrte lavde diktatorit , njëlloj si i ati i Edvinit që e harxhoi gjithë jetën e tij “artistike” si skulptor duke bërë bustet e Enverit ?
    A nuk ishte Rama ai që e rizgjodhi deputet këtë person në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ?
    A mos ka qenë Beqir Balluku ndonjë disident i diktaturës komuniste që Rama përzgjodhi mbesën e tij për ta bërë zv,kryeministre ?
    Beqir Balluku ka qenë një nga “pashallarët e kuq” siç i ka cilësuar i madhi Kadare pa çka se “revolucioni komunist” i ha bijtë e vet.
    Edvin Rama ka si miq të tij ish oficerin e sigurimit të diktaturës Nezën siç ka edhe tradhëtarin e kombit amerikan , shefin e FBI së New Jorkut McKonigal.
    E si mund të luftonte korrupsionin e ish Partisë së Punës ish kryeprokurori i SPAK, Kraja, kur në vitin e fundit të asaj diktature si gjykatës pat burgosur disa qytetarë shkodranë se kishin rrëzuar bustin e Stalinit ?
    Edhe “socialisti liberal” Fatos Nano nuk guxoi që ish ministra të diktaturës ti vinte në poste të larta siç bëri Rama me Skënder Gjinushin që e vuri në krye të Akkademisë së shkencave e Gramoz Rruçin kryeparlamentar.
    Ka sigurisht edhe Berisha kusuret e tij, po është idiotësi që për kaq vite të akuzohet se paskej vrarë katër protestues “paqësorë”.
    I kam parë live me sytë e mijë skenat e dhunës së “dyqint petritave” të ish PPSH që fatmirësisht u transmetuan direkt nga televizionet, e i kam akoma të plota të gjitha videot e dhëna nga mediat e huaja për protestën tepër të dhunëshme të 21 janarit, që vetëm Edvin Rama e quan akoma “protestë paqësore”
    Në çdo vend demokratik të botës nëse sulmohet me dhunë institucioni i kryeministrisë , Garda që e ka për detyrë mbrojtjen e këtij institucioni e me ligj e ka të drejtën të reagojë edhe me armë.
    A nuk ndodhi kjo edhe në Washington kur protestuesit militantë të Trump sulmuan dhunshëm Kapitolin ?
    Gjykatat amerikane nuk janë marë me presidentin Biden si “vrasës”, por po meren me ish presidentin Trump.
    Pat bërë edhe lideri i opozitës Basha protesta të fuqishme para kryeministrisë, ama ai qëndronte vetë në krye të protestës e bënte thirrje kundër veprimeve të dhunëshme, kurse Edvin Rama si burracak, fshihej në mes të turmës diku afër urës së Lanës. në 21 janar të 2011-ës, e si kapo të 200 petritave të dhunshëm, pat lënë Sajmo Tahirin që kur erdhi në pushtet na e bëri ministër të mbrendshëm.

  9. “Hajdutë 2 metra nuk ka”😄🙄
    Në fakt më vjen të qesh për ata të shkretë që kanë vënë firmat e nuk kanë marrë asnjë kacidhe …. bëjnë burgun për shefat!

  10. si lista e atyre që do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si si lista e tyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, e partisë së parë anitkomunsite në Shqipëri, mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejt të pasojave që kjo do të sjellë, me të tilla eleminime njerzish edhe opinioni botëror do të distancohet prej jush.

    Si do t’ju përgjigjeni opinionit botëror, kur tju pyesin se ku ndodhen opozitarët e parë dhe intelektualët e njohur të Shqipërisë? Do t’ju thoni se i përjashtuam se ishin të gjithë agjentë të Ramizit.Gramoz Pashko 1991 fjala ne diten qe salihu me te gjithe komunistet e tij e perjashtuan nga PD

  11. Ç’kujtoni vallë ju, se opinioni botëror i ‘gëlltit’ të tilla veprime antidemokratike, kujtoni se ai njeh të tillë sanço pançot që kanë hyrë tani në histori? Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë, por mos harroni se edhe ajo një ditë do tju përfshijë edhe juve“ shprehet Pashko në videon e publikuar nga Godole.

  12. Meta, lideri i opozitës/ Partia e Lirisë i zë vendin PD-së, KQZ e njeh si forcën kryesore opozitare. ‘Shuhet’ Berisha.cecene maloke shpellkare tani gezojuni Mutit te madh qe do ju jape metaj se salihu ngordhi politikish me ndihmen edhe te metaj,likja ja ufuti sa krahu.

  13. Qijini rropt robshkerdhyerve , Konfiskojini lug e pirunje , pidhin e grus e te motres Po te jet e nevojshme !!!!! Qiveri mo bastarde ska per te pa syte e taksapagusve te varfer shqipetare . Rishkerdhim sekt e bande .

  14. që njerëzit nuk I shpjegojnë dot në diarrenë e Sali Berishës ndaj SPAK. Brenda një deklarate ai e lavdëron që ka arrestuar zyrtarët dhe ka hetuar thellë korrupsionin, pastaj e quan SPAK I partisë që nuk ka arrestuar atë që thotë ai , më tej e lavdëron prap që ka zbuluar korrupsionin, pastaj e qorton pse ska punuar dhe më shumë të arrestonte dikë tjetër që e do ky të arrestuar e kështu me radhë.Te ka shkerdhyer salihu fisin ty dhe ti je i kenaqur o Loqe

  15. 21:45 , ti qi te gjalle e te vdeke un o pidhmotre rracqim . Ta shkerdhej fare e fisni edhe ne jete reale o bastard i vonuar inferior . Ta qifsha gru e hic ne grope .

  16. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”! Pjesa tjetër është vetëm gallatë kasapësh që rekomandojnë receta vegjetariane. Dhe debati që nuk mbaron, debati ku triumfon forma dhe thelbi harrohet, ku naivët e shumtë flasin për emra dhe të mencurit e paktë mezi dëgjohen kur përmendin parime.mbas disa ditesh do te nxjerr fytyren tende ne media,qe dhe populli te kuptoj cfare rrace e ndyre jeni ju qe punoni neper potHalet e salihut,une te njoh mor pushti i oborrit.

  17. Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike. PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës

  18. LLogjik patronazhistesh, pa bere llogari nga ky idioti i fundit. Pa shihe se kush eshte bajraktari Rama, apoBerisha, kush ka qene me shume ne pushtet, e kush e ka bere pushtetin mono partiak, diktator ku ka te tere pushtetin ne xhep, e ti komentues bajraktar i kuq, bastard, kelysh kurvi plehun mendor te analizes sate, te dale nga gjerizi i sektit, eshte kostumi tuaj horro, banditeskt ashtu sic po dilni e keneni dale, rrace gangsteresh, hajdute anti kombetar.

    1. Lere, c´merresh me te. Eshte i njejti idiot qe shkruan te njejtat mesazhe ne cdo artikull te Lapsit copy – paste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *