• |
ide | kryesore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për të marrë dosjen e sterilizimit

Lajme, Të fundit



Pasi gjykata e Posaçme i dha të drejtën që të marrë 602 fashikujt në mënyrë elektronike, ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve. E njëjta procedurë do të bëhet edhe për 8 persona e tjerë në këtë proces që janë marr të pandehur nga SPAK për dosjen e sterilizimit.

Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.  Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *