• |
ide | kryesore

Shtrohet me urgjencë në spital kreu i Kishës Serbe në Mal të Zi pas infektimit me COVID-19

Lajme, Planet



Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi u shtrua në spital për trajtim pas infektimit nga koronavirusi, bëri të ditur kisha.

Mitropoliti Amfilohije, 82 vjeç, ndodhet në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Ai i kaloi ditët e fundit në izolim në shtëpi, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, thuhet në njoftimin e kishës.

Mitropoliti Amfilohije thuhet se do të qëndrojë në spital për sa kohë që të zgjasë infeksioni.

Sipas njoftimit, ai ndihet mirë dhe mjekët e vlerësuan situatën e tij si të qëndrueshme.

“Iu bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave që të luten plot besim dhe dashuri, si për shërimin e shpejtë të mitropolitit, ashtu edhe për shëndetin dhe përparimin e të gjithë të sëmurëve”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Mali i Zi është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Autoritetet atje kanë konfirmuar mbi 12,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 188 viktima.

Aktualisht rastet aktive aktualisht janë 3,839.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *