• |
ide | kryesore

171 raste të reja me Covid, ndërrojnë jetë 4 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë raportoi sot shifrat e reja të situatës epidemike, Covid-19, për 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 952 testime, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 171 raste të reja (168 raste u regjistruan dje). Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq. 85 persona janë shëruar ditën e sotme, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin në 9585 .

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 4 persona kanë humbur betejën me Covid-19.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 171
Të shëruar ne 24 orë 85
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 952

Testime totale 99,598
Raste pozitive 15570
Raste të shëruara 9585
Raste Aktive 5561
Humbje jete 424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2855
Durrës 593
Shkodër 414
Korçë 291
Lezhë 273
Elbasan 231
Fier 264
Vlorë 199
Kukës 153
Berat 145
Dibër 82
Gjirokastër 61

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *