• |
ide | kryesore

Hailey Bieber rrëfen pasiguritë si modele: Unë nuk jam si koleget e mia

-Instant, Paparazzi, Slider



Hailey Bieber së fundmi ka folur për karrierën e saj si modele.

Në një intervistë për Vogue Australia, Hailey ka treguar se ajo nuk ka qenë e sigurtë në aftësitë e saj si modele dhe e ka krahasuar shpesh veten me mikeshat e saj.“Shkëlqimi im në industrinë e modelimit ka qenë i ngadaltë dhe më është dashur të mësohem me këtë. Unë jam më e shkurtër se shumica e vajzave. E ndjeja veten inferiore ndaj disa prej mikeshave të mia. Shikoni Kendall dhe Bella, Gigi… ato janë të gjitha të gjata dhe bëjnë çdo sfilatë. ”tregoi modelja. Hailey ka rrëfyer gjithashtu se në fillim të karrierës jo të gjithë kishin besim tek ajo,por tashmë ndihet mirë me veten e saj.“Për një kohë, mendoja nëse mund të kisha karrierën që doja nëse nuk mund të bëja sfilata. Kam pasur kaq shumë njerëz, si drejtorët e kastit, që thonin: ‘Ne nuk mendojmë se ajo është një modele e vërtetë’.Sot jam krenare për figurën time që ndërtova një karrierë dhe kam besim. Unë kam udhëhequr një shfaqje, kam bërë fushata dhe shumë gjëra që më kanë pëlqyer vërtet. Ndonjëherë ndjehem sikur jam ende në kërkim të rrugës sime, por tani e di që po shkoj në drejtimin e duhur. ”u shpreh Bieber.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *