• |
ide | kryesore

Kush do të zgjidhet presidenti i SHBA-së/ Ja mendimi i qytetit që e gjen gjithmonë fituesin

-Instant, Lajme, Planet



Pyetja që më shumë po mundon amerikanët këto muaj është: Kush do të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje disa po bazohen në sondazhe, të tjerë në ecurinë e fushatave dhe premtimet e dy kandidatëve. Megjithatë banorët e qarkut Vigo në Indiana kanë një mënyrë më orgjinale për të gjetur fituesin. Me përjashtimin e dy rasteve një në vitin 1908 dhe një në 1952, çdo kandidat tjetër për të cilin ka votuar ky qark nga viti 1888, ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, shumëkush e mban një vesh ngritur për atë çfarë thonë votuesit e Vigos për rezultatin e zgjedhjeve.

Fermerë të kësaj zone mendojnë se Donald Trump është “bileta e vetme fituese”. Ata kanë bindjen se presidenti ka bërë një punë shumë të mirë. Administrata Trump është kritikuar në disa pjesë të këtij qarku për ndërprerjen e bisedimeve me demokratët javën e kaluar që mund të kishin ndihmuar pronarët e bizneseve të vogla të goditura nga pandemia. Megjithatë, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e politikanëve, vërtetësia më shumë sesa ligji dhe rendi është përparësi për shumë votues të VIgos. Trumpi, për ta, nuk është një politikan i mirëfilltë, ai është i vërtetë dhe mbi të gjitha e do vendin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *