• |
ide | kryesore

Griezmann, çfarë kritike për Koeman: “Deschamps di ku të më vendosë në fushë”

-Instant, Sport, Video



Cili është Antoine Griezmann i vërtetë? Ai që i fiton ndeshjet e Botërorin kombëtares franceze apo ai pa rol, që duket i pambjentuar tek Barcelona? Historia e karrierës së tij, sidomos duke parë periudhën tek Atletico Madrid, sugjeron se Djalli i vogël është në gjendje të ndryshojë fatet e cilësdo skuadër, por viti i parë në Camp Nou ishte shkatërrim e edhe nisja e epokës Koeman nuk duket se ka përmirësuar gjërat. Djaloshi nga Borgogna, një ide të shkakut të vështirësive që po kalon e ka…

Si bën të ditur Goal, në fund të ndeshjes kundër Kroacisë, fituar 1-2 nga të besuarit e Deschamps, sulmuesi blaugrana i ka bërë elozhet teknikut të tij të kombëtares, edhe pse më tepër duket si një shigjetim ndaj atij të Barcelonës… “Ishte një ndeshje e komplikuar, jo e bukur për tu parë, jo e bukur për tu luajtur, në një fushë në kushte jo të mira. Por ditëm të vuanim, e rëndësishme ishte të fitonim e të tregonim forcën. Besoj se ishte një gol i bukur. Më erdhi topi, godita e shënova, jam i lumtur. Tekniku di ku të më vendosë në fushë e unë përfitoj nga besimi i tij dhe i shokëve”.

Këto janë edhe dy problemet, pozicioni në fushë e mungesa e topave të luajtshëm. Tek Barcellona, Griezmann nuk është lojtar kyc si tek Franca. Në Camp Nou, francezi është detyruar të bëjë anësorin e nuk e përfshijnë në lojë si në kombëtare ose kur luante për Atleticon e Simeones. E duhet pranuar se edhe tek Bleus konkurenca në sulm nuk mungon, e megjithatë Deschamps arrin ti marrë më të mirën lojtarit. Atë që as Valverde, as Setien as Koeman nuk kanë ditur ta bëjnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *