• |
ide | kryesore

SPAK dhe KLSH nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Luftë korrupsionit në administratë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


SPAK dhe KLSH nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim luftimin e korrupsionit në administratën publike. Lajmi u dha përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ku theksohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme nënshkruan ditën e sotme marrëveshjen.

“Palët ranë dakord për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë për shkëmbim të informacioneve me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve që përmbajnë elementë të veprave penale të cilat janë në kompetencën lëndore të Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë fjalës së tij Kryetar i KLSH, z. Arben Shehu shprehu vullnetin institucional për zhvillimin e auditimeve të thelluara dhe profesionale si dhe përcjelljen e informacioneve të nevojshme në çdo fazë të procesit të auditimit, në lidhje me sektorë të cilët rezultojnë me risk të lartë të nivelit të korrupsionit duke ofruar dhe asistencën e nevojshme në lidhje me ligjshmërinë e procedurave.

Nga ana tjetër, kreu i Prokurorisë së Posaçme, z. Arben Kraja shprehu vullnetin për trajtimin me prioritet të materialeve kallëzuese të referuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dhe për zhvillimin e takimeve të përbashkëta në kuadër të ndërveprimit institucional në luftën kundër korrupsionit.” – thuhet me s të tjerash në njoftim.


4 Comments

  1. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

    Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender korruptiv miliona dollarësh.

    Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *