Polemika të forta në rrjetet sociale – që pas shpjegimit është shuar menjëherë – për Federica Pellegrini. Notarja e famshme italiane, në ditarin e saj të karantinës në Instagram, kishte shpjeguar se kishte dalë për të shoqëruar të ëmën të kryente tamponin. Shtatë ditë nga pozitiviteti i Covid, kanë shpërthyer menjëherë kritikat në rrjetet sociale: një personi pozitiv në ditën e shtatë të karantinës nuk I lejohet të dalë nga shtëpia. Por Federica ka saktësuar: “Isha e autorizuar nga Asl”.
“Shoqërova mamanë time të bënte tamponin, me distancim e maskë, sepse ajo nuk ka drejtuar kurrë makinën në Verona” ka rrëfyer Pellegrini gjatë një Instagram story. Pastaj, pasi ndonjë ndjekës i kishte theksuar se nuk ishte e mundur të dilte, ajo saktësoi: “Për atë që është ngacmues, pikërisht në këtë periudhë, po i them se jam një person shumë i përgjegjshëm e i disiplinuar: nuk u zgjova në mëngjes e vendosa të dilja, isha e autorizuar nga doktoresha e Asl kështu që gjithcka ishte nën kontroll”.