• |
ide | kryesore

Publikohen të dhënat e MSH: 299 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 4 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit


Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e pandemisë në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Nga të dhënat e task forcës së ministrisë bëhet me dije se fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, 4 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,  6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. 106 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *