Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Agjensia” në qytetin e Librazhdit. Shtetasi 24-vjeçar me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit. Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë tronditur banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja.
I ri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë. Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt të rëndë.