• |
ide | kryesore

Studentët varin maskat te kangjellat e ministrisë së Arsimit: Ju jeni virusi

-Instant, Lajme, Të fundit


Të rinj nga Tirana dhe rrethet kanë dalë me maska mbrojtëse dhe pankarta të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë dhe Ministria e Shëndetësisë për shkak të urdhrit për kryerjen e mësimit online. Studentët të cilët kanë dalë në protestë kanë shkruar një listë me 4 kërkesa për Ministrinë e Arsimit. Ata kërkojnë mësim të alternuar midis onlinit dhe auditoreve, rumbursim të pagesave të konvikteve dhe qerave dhe paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët. Kjo listë me kërkesa është firmosur nga studetët dhe do ti dërgohet ministrisë.

Në shenjë proteste, disa studentët kanë vendosur të heqin maskat përpara ministrisë së Arsimit dhe i kanë varur te kangjellat e ministrisë duke bërë thirrje si: “ju jeni virusi”.


3 Comments

  1. Ministria arsimit eshte nje DESHTIM i plote!
    Studenteve te gjuhesise po i djegin nje vit te tere jo nga korona por se i thone eshte mbyllur stazhi ne shtator nderkohe qe daten e diplomimit ja kishin caktuar ne tetor!!!
    Pra duhet te presin shtatorin tjeter!
    ( nen ze thuhet se nuk ja bejne tani sepse nuk kane ti paguajne sigurimet studentave gjate staxhit siç e percakton ligji)!

  2. “Në shenjë proteste, disa studentët kanë vendosur të heqin maskat përpara ministrisë së Arsimit dhe i kanë varur te kangjellat e ministrisë duke bërë thirrje si: “ju jeni virusi”. ”

    Ju lumtë, fiks e keni gjetur, qeveria dhe bandat e tyre janë virusi. Shtojini kerkesat, p.sh. të mos lejohet në asnjë mënyrë kyçja e vendit.

    Nje popull qe shkëmben lirinë e tij për nje “siguri” të përkohshme nuk e meriton të ekzistojë!! – thënie e mençur nga dikush i zgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *