• |
ide | kryesore

Policia vjeneze kontrollon bllokun e ndërtesave ku jetonte qitësi me orgjinë maqedonase

-Instant, Lajme, Planet



Policia austriake ka mësyrë në 18 vende duke arrestuar 14 persona pas sulmit që solli vrasjen e 4 njerëzve në qendër të Vjenës.  Në perëndim të Vjenës është vënë në pranga një i dyshuar i cili mendohet se kishte kontakte me autorin e krimit të ditës së djeshme. Personi që kreu atentatin dhe u vra nga policia disa minuta pasi hapi zjarr në bare të mbushura me njerëz, u identifikua si një xhihadist 20-vjeçar, i liruar nga burgu përafërsisht se një vit më parë.  Një burrë dhe një grua e moshuar, një kalimtar dhe një kameriere u vranë në sulm dhe 22 njerëz, përfshirë një polic u plagosën, tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer në një konferencë shtypi. Kryebashkiaku i Vjenës tha se tre persona ishin ende në gjendje kritike.

Autoritetet kanë thënë se nuk mund të përjashtonin mundësinë që qitës të tjerë ishin akoma të lirë dhe u kërkuan njerëzve të shmangnin qendrën e Vjenës, e cila ishte kryesisht e shkretë të martën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *