• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Vjenë/ Ministri austriak konfirmon: Një nga autorët ishte nga Maqedonia e Veriut

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit


Terroristi i vrarë në Vjenë pas sulmeve në qendër të qytetit është një i ri austriak me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i vendit, Karl Nehammer. Kujtim Fejzullai, 20 vjeç ishte një mbështetës i grupit terrorist të shtetit islamik. Ai ishte dënuar me 22 muaj burg më 25 prill 2019, pasi kishte tentuar të udhëtonte drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS-it. Më 5 dhjetor, ai ishte lënë i lirë me kusht. Autoritetet austriake janë vënë tani në kërkim të autorëve të tjerë të dyshuar të sulmit.

Ndërkohë edhe numri i viktimave të sulmit të kryer mbrëmjen e të hënës është rritur, duke shkuar në pesë, ndërsa 17 janë të plagosurit, prej të cilëve të paktën gjashtë janë në gjendje të rëndë. Më shumë se 250 janë pjesëtarët e forcave speciale austriake të angazhuar në operacionin e kërkimit, pas atentatit që ka përhapur panik në kryeqytetin austriak.


3 Comments

    1. Ça karin do me thon ti pp me ket?!?!??
      Po prisje te vdisnin me shume shqiptare?
      Po boj durim edhe nja 5 vjet?!
      TE GJITHA XHAMITE TE RRAFSHUARA PER 24 ORE!
      MJAFT MO!

  1. Rrenje shqiptare, zoti Austriak, mund te kete mbase 1/10 e Evropes tashme!
    Sepse ju perandorite Fuqimisht te Medha e copetuat Shqiperine ne 4-5 shtete qe ne vitet 1800 dhe shqipetaret sot jane kthyer ne hebrenjte e rinj, rrugeve dhe qyteteve te ketij kontinenti, vlerat e te cilit tashme jane komprometuar rende!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *